DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Imazhi i vitit – Covid-19 në një foto

Shpërndaje

‘’World Press Photo 2021’’ është shpallur një fotografi e cila paraqet një imazh prekës të dy personave të përqafuar pas muajsh kohësh ndarjeje për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Imazhi fitues personifikon ndikimin e pandemisë te njerëzit në të gjithë botën si askush tjetër”, tha juria.

Fotografia fituese, e quajtur “Përqafimi i parë”, u shkrep për të përditshmen daneze “Politiken” dhe tregon brazilianen Rosa Luzia Lunardi, 85 vjeç, ndërsa infermierja Adriana Silva da Costa Souza e përqafon atë për herë të parë në pesë muaj, në një shtëpi pleqsh më 5 gusht 2020.

Fotografi është realizuar nga danezi Mads Nissen. “Mesazhi kryesor i imazhit është dashuria dhe dhembshuria”, u shpreh Nissen.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *