Suksesi i “Game of Thrones”, shumat marramendëse që fituan aktorët
Shpërndaje

“Game Of Thrones”, seriali që mbretëroi kategorinë dramë dhe fantazi përreth një dekadë dhe që ka thyer rekorde shikueshmërie, është njëkohësisht edhe një nga serialet që ka gjeneruar të ardhura të jashtëzakonshme.
Që prej debutimit në 2011, “Game of Thrones” është shndërruar në serialin më të vlerësuar të HBO dhe ka sjellë famë dhe të ardhura të bujshme për aktorët protagonistë të saj, ku listën e kryeson Sean Bean.
Gjithashtu, është bërë marka më e licencuar në historinë e HBO, duke frymëzuar reklama të shumta, produkte dhe aksesorë.











