DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Arsyeja që mendohet se çoi Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez drejt ndarjes

Shpërndaje

Më 15 Prill, Jennifer Lopez dhe lojtari i bejsbollit publikuan një deklaratë duke njoftuar për fundin e fejesës së tyre.

‘’Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje.’’ – u shpreh çifti në deklaratën e tyre zyrtare për ‘’Today’’.

Së fundmi burime për mediat janë shprehur  në lidhje me arsyet që e çuan çiftin drejt ndarjes.

“Të dyve u pëlqente të kalonin më shumë kohë së bashku si familje, por ishte e vështirë të mbanin atë shkëndijë speciale kur shiheshin çdo ditë”, thotë një tjetër person i afërt me çiftin.

Tani për tani ylli i Hollywood-it është përqendruar në atë që i jep asaj gëzimin më të madh: fëmijët dhe punën.

Çifti të cilët ishin së bashku që prej vitit 2017 i anuluan dy herë planet për martesë gjatë pandemisë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *