DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Klaudia Pepa pjesë e një filmi thriller

Shpërndaje

Balerina e talentuar Klaudia Pepa ka bërë me dije se, prej 21 prillit do të jetë pjesë e një filmi thriller në “Reverse”.

Filmi vjen nën regjinë e Mauro John Capece dhe në kastin e aktorëve përfshihen: Corina Coroneo, Adrien Liss, Lago Garcia, Simonetta Ingrosso, Lorenzo Tarocchi dhe Gabriele Silvestrini.

“Reverse” tregon historinë e një vrasësi serial famëkeq të ‘Influencers’, një psikopat që i kryen krimet e tij duke përdorur gjithmonë një thikë blu.

Klaudia luan Francescën, një ‘hacker’ e cila punon për policinë. Së fundmi Klaudian e kemi parë gjithashtu edhe si protagoniste në klipin e artistit italian, Fabrizio Moro. Kënga e Moro mban titullin “Voglio Stare Con Te” dhe në të Klaudia shfaqet si personazh kryesor. Për Klaudian ky ka qenë një projekt shumë i dashur dhe këtë gjë e ka treguar edhe me anë të postimeve të saj të herëpashershme në Instagram.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *