BBC do të shfaqë dokumentarin për jetën e legjendës së muzikës pop Britney Spears
Shpërndaje

BBC njoftoi se në fillim të majit do të shfaqë dokumentarin për jetën dhe konservatorin e legjendës së muzikës pop Britney Spears.
Dokumentari i ri, i titulluar ‘’The Battle for Britney: Fans, Cash and Conservatorship’’, do të dalë në BBC iPlayer të shtunën më 1 maj.
Dokumentari përfshin intervista me njerëz të afërt të këngëtares, përfshirë ish-koreografin e saj dhe bashkë-yllin e “X Factor”, Brian Friedman, grimeren e saj, Billy Brasfield, avokaten Lisa MacCarley dhe blogerin e famshëm Perez Hilton.
Ky nuk do të jetë dokumentari i vetëm për jetën e Britney Spears. Netflix është duke punuar edhe për një dokumentar për konservatorin e saj.