Mes regjizurës dhe aktrimit, Angelina Jolie rrëfen planet për karrierën
Shpërndaje

Me intervistën e saj të fundit në “Entertainment Weeky” për promovimin e filmit “Those Who wish me Dead”, Angelina Jolie ka rrëfyer edhe detaje nga jeta e saj si nënë e gjashtë fëmijëve.
Ylli i kinematografisë ka rrëfyer se edhe pse e dashuron regjizurën, nuk mund t’i përkushtohet me kohë të plotë këtij pasioni të hershëm pasi i duhet të jetë prezentë në shtëpi për tu kujdesur për fëmijët e saj, sidomos pas dinamikave dhe raportit aktual që ajo ka me babain e tyre , aktorin Brad Pitt.
“Kam nevojë që të bëj punë që të mos kërkojnë shumë impenjime, dhe të jem sa më shumë e pranishme në shtëpi”, – ka thënë ajo.
Angelina është shprehur se dëshiron të kthehet në shesh-xhirim për filmat aksion dhe ta vazhdojë karrierën e saj. Pak kohë më parë në një intervistë për ‘’Vogue’’ ndërsa u pyet nëse e kishte përjetuar momentin më të mirë në karrierë e në jetë, ajo u shpreh: “Unë jam duke pritur me padurim të pesëdhjetat – e ndjej se do të bëj hapin tim të madh në të pesëdhjetat e mia.’