Bleona Qereti sjell pamje nga prapaskenat e filmit të ri
Shpërndaje

Krahas karrierës së bujshme si këngëtare, Bleona Qereti është përfshirë vitet e fundit edhe në disa role në kinematografi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së fundmi artistja ka postuar disa video në llogarinë e saj në Instagram nga sheshxhirimi i filmit të fundit ku ajo është pjesë e kastit. Në videot e postuara në Instagram ajo shfaqet e mbuluar me gjak. Filmi titullohet “Brooke is Dead” , por artistja ende nuk ka treguar më shumë detaje në lidhje me fabulën e filmit. Një pjesë e këtij projekti filmik shihet se po realizohet në Tonopah, një qytet në Nevada.
View this post on Instagram