DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

About 1

About the company

E pasur në material, me stil të spikatur dhe e larmishme si asnjë revistë tjetër në tregun shqiptar revista “STAR People” zotëron aftësinë për të shquar atë çka i intereson lexuesve të saj, të cilët përfshijnë një target nga 20-60 vjeç. Është thelbësore për ne që temat mbi të cilat shkruhet dhe informacionet të cilat përçohen si përmes artikujve, ashtu edhe publicitetit, të jenë në një diapazon të shumëllojshëm – që nga temat e aktualitetit, moda dhe tendencat, estetika, udhëtimet dhe argëtimet – duke pasur gjithmonë parasysh që informacioni të jetë i saktë, i përqendruar, i përthithshëm, interesant dhe njëkohësisht intensiv.
Revista “STAR People” ofron gjithashtu për ata të cilët duan të jenë pjesë e saj hapësirën e duhur për promovimin jo thjesht të biznesit të tyre përmes një reklame të zakonshme, por edhe shkrime të plota të bazuara mbi kriteret e sipërpërmendura dhe promovimin e punonjësve të saj në faqet tona të kushtuar individëve të spikatur në fushën e biznesit.