DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Adele dhe Ed Sheeran triumfojnë në nominimet e ‘Brit Awards’

Shpërndaje

Këngëtarja britanike Adele dhe kantautori Ed Sheeran, janë të nominuarit kryesorë për “Brit Awards 2022”, me nga 4 nominime secili, duke përfshirë “Album më i mirë” dhe “Artisti më i mirë britanik”.

Në kategorinë e artistëve ndërkombëtarë: Dua Lipa, Doja Cat, Olivia Rodrigo, Billie Eilish dhe Lil Nas X janë nominuar secili për dy çmime. Ky vit shënon edhe një rikthim të madh, pasi  Abba-t janë përzgjedhur në listën e ngushtë për grupin më të mirë ndërkombëtar.

Edicioni i 42-të i shfaqjes së çmimeve vjen me disa risi pasi do të prezantohen gjithashtu katër çmime për stilet e reja muzikore, çmime të cilat do të votohen nga publiku. “Brit Awards” do të zhvillohen më 8 shkurt në Londër.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *