DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Adele humb babain pas një beteje me një sëmundje të rëndë

Shpërndaje

Ylli i muzikës Adele ka humbur të atin në moshën 57-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.

“Familja e Markut natyrisht është shumë e mërzitur nga humbja e tij. Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të funksiononin me Adele, por ajo u tregua e ashpër deri në fund. Ai bëri disa përpjekje për t’i bërë gjërat siç duhet”, u shpreh burimi për ‘’The Sun’’

Marrëdhënia e tyre nuk ka qenë më e mira e mundshme dhe gjithmonë e tensionuar. Këngëtarja është shprehur në media lidhur me këtë duke thënë se nuk e kishte falur që ai braktisi nënën e saj kur ishte vetëm 3 vjeç.

Në vitin 2015, i ati i këngëtares pretendoi se ata i kishin dhënë fund mosmarrëveshjeve mes tyre, por e vërteta qëndronte ndryshe.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *