DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Adele rikthehet në skenë pas 5 vitesh mungesë

Shpërndaje

Pas afro 5 vitesh Adele do të dalë sërish përballë publikut në skenë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja e cila ka publikuar datat e koncerteve që do të zhvillojë në Londër. Në datat 1 dhe 2 korrik të vitit të ardhshëm ajo do të peformojë live në HYDE PARK LONDON.

Adele publikoi projektin e saj të fundit “Easy On Me”, më 15 tetor dhe edhe pse kanë kaluar vetëm dy javë , kënga  është në krye të top listave muzikore në Britaninë e Madhe. Kjo është kënga e parë nga albumi i saj “30”, i cili do të dalë në shitje nga 30 nëntori.

Përpara kësaj , ajo do të japë një intervistë speciale për Oprah Winfrey më 14 nëntor në emisionin “One Night Only” për rrjetin amerikan “CBS”.

 

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Adele (@adele)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *