DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Adi Krasta në një rrëfim ndryshe, këshilla më e vyer që ka marr nga babai

Shpërndaje

Gazetari dhe prezantuesi i njohur Adi Krasta  i ftuar në show-n “Në Kurthin e Piter Pan 4”, përballë ‘gazetarëve të vegjël’ ka treguar një anë tjetër të tijën përtej figurës serioze e  tejet elokuente që shfaq në televizion.

I pyetur nga ‘gazetarët e vegjël’ në lidhje më këshillat që ka marr nga babai ai është shprehur se këshilla e parë ka qenë që të mos studionte mjekësi e të bëhej doktor si babai i tij. Më tej Krasta është shprehur:

‘’ Kur ai ishte shumë sëmurë dhe dukej që ishte në vitet e fundit të jetës, ka bërë një përballje shumë të gjatë me sëmundjen e vet, mua më ftuan në një emision televiziv ku nuk doja të shkoja dhe u bëra një kush shumë të vështirë atyre njerëzve të organizimit dhe produksionit, e u thashë: ‘Vij nëse janë 4 njerëz në Shqipëri’, dhe këta ishin Aurel Plasari, Ylli Pepo, Virgjil Kule, Maks Velo . Po të më japin ata një mendim profesional për mua’ u thashë dhe po t’i merrni një intervistë prindërve të mi unë do të vij. Më kujtohen të gjithë këta njerëz, për hir të së vërtetës, folën fjalë të mira, por im atë kur gazetarja, ka qenë i tha ‘çfarë do t’i thoje Adit gjithmonë?’. Ai u mendua e tha ‘po të jetë njeri i mirë’, si me thënë të jesh njeri i mirë është ajo lufta ultimative që bëhet në një jetë të gjatë.

 

Adi Krasta në një rrëfim ndryshe, këshilla më e vyer që ka marr nga babai 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *