DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Aktoret e ‘Sex and the City’ reagojnë pas akuzave për abuzime ndaj Chris Noth

Shpërndaje

Bota e showbizt u trondit sërish disa ditë më parë kur mbi aktorin e njohur Chris Noth u hodhën disa akuza për abuzime seksuale.

Yjet e ‘’Sex and the City’’, Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis kanë bërë një deklaratë në lidhje me akuzat e ngritura kundër kolegut të tyre Chris Noth.

“Ne jemi shumë të trishtuara kur dëgjojmë akuzat ndaj Nothit. Ne mbështesim gratë që folën dhe ndanë përvojat e tyre të dhimbshme. Ne e dimë se ishte e vështirë për t’u bërë dhe ne i pergëzojmë ato për këtë,” shkruhet në deklaratë . Kim Cattrall, e cila dikur luante Samantha Jones, nuk është nënshkruar në deklaratë.

Dy gra rrëfyen për Hollywood Reporter dhe e akuzuan Nothin për përdhunim. Incidentet thuhet se kanë ndodhur në vitin 2004 dhe 2015. Një grua e tretë i tha Daily Beast se në vitin 2010 ajo ishte abuzuar në një restorant në Midtown.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *