Aktori Ryan Reynolds vendos të tërhiqet nga kinematografia
Shpërndaje

Aktori 44-vjeçar Ryan Reynolds ka njoftuar se për një kohë të papërcaktuar do të largohet nga kinematografia.
“Është momenti perfekt për një periudhë të shkurtër pushimi nga kinematografia. Do të më mungojë çdo moment nga puna me kolegët e mi shumë të talentuar”, shkruan Reynolds në Instagram, aty ku ka ndarë njoftimin me fansat.
Protagonisti i “Deadpool” ka qenë një nga aktorët kryesorë të Hollivudit në vitet e fundit dhe vetëm gjatë këtij viti ka qenë protagonist në dy filma: “Free Guy” dhe “The Hitman’s Wife’s Boydguard”.