Akuzat se goditi Yolanda Hadid, Zayn Malik po hetohet në kushte shtëpie
Shpërndaje

Ish-këngëtari i “One Direction”, Zayn Malik, nuk e ka mohuar ta ketë ofenduar verbalisht Yolanda Hadidin – nënën e partneres së tij, incident për të cilin ai po hetohet në kushtë shtëpie dhe që u bë shkaku i ndarjes së tij nga supermodelja Gigi Hadid.
Edhe pse Yolanda ka pretendon se është goditur nga Malik, 28-vjeçari është deklaruar fajtor për një akuzë për shqetësim emocional.
Mësohet se tensionet mes Zayn Malik dhe Yolanda Hadid nisën nga një foto e publikuar nga kjo e fundit ku shihej fytyra e vajzës së tij, Khai-t.
Ylli i muzikës nuk i kundërshtoi akuzat për shqetësim dhe gjithashtu pranoi të mos kishte më asnjë kontakt me Yolanda Hadid.
Në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter, këngëtari ka shkruar se ky incident duhet të mbetet çështje private, duke thënë se nuk dëshiron të hsprehet në public në lidhje më këtë situatë.