DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Business

Alba Kuqi – Të jesh në biznesin e parfumeve 

Shpërndaje

Edhe pse në një moshë shumë të re, Alba Kuqi i është dedikuar fuqishëm viteve të fundit sipërmarrjes. Ajo drejton dhe menaxhon një dyqan të parfumeve dhe produkteve kozmetike brand në Tiranë të quajtur ’’ Parfumeri Rebeka’’.  ‘’Parfumeri Rebeka’’ është një oaz i vërtetë ku mund të gjeni disa nga markat dhe brand-et më të mira. Alba tregon ekskluzivisht për ‘’Star People’’ rrugëtimin e saj në biznes, sfidat, peripecitë dhe momentet që e kanë karakterizuar sipërmarrjen e saj. 

Si e kujtoni nisjen e biznesit ? Prej sa vitesh ekziston ‘’Parfumeri Rebeka’’?

Pak a shumë po bëj rreth 3 vite e gjysmë që e kam nisur si biznes. Ka qenë një nga pasionet e mia më të mëdha që pas universitetit t’i dedikohesha biznesit, duke parë edhe motrën e madhe që është make up artis- e  dhe unë atëherë si vajzë e vogël kisha shumë dëshirë të merresha me këtë botën e të bukurës, kozmetikës dhe parfumeve. Më pas ne ngritëm një biznes familjar të shitjes dhe tregtimit të parfumeve. Pak nga pak nisa të shkëputesha nga familja duke hapur një dyqan këtu në Tiranë, jo vetëm për veten time dhe të ardhmen , por edhe për t’i bërë prindërit krenar, pse jo.

Ju keni ekskluzivitetin dhe sillni disa marka të rëndësishme të parfumeve në Shqipëri. Sa e vështirë është t’i bindësh ata të hyjnë në tregun shqiptar?

Me thënë të drejtën është pak e vështirë. Është e vështirë edhe në raport me klientin, pasi kanë atë dyshimin : ‘’A është gjithçka origjinale’’, por nëse një parfumeri është  e lidhur me distributor zyrtar , asnjëherë nuk duhet t’i trembesh atij malli dhe atij parfumi që ke në dorë. Ne japim sigurinë. Ndër vite kemi ndërtuar marrëdhënie të mirë me klientët.

Si e keni ndërtuar ju ndër vite klientelën dhe besueshmërinë?

Prindërit e mia kanë afërsisht 12 vjet që merrem me këtë biznes. Kur u shkëputa në fillim nga familja , e pata të vështirë në fillim dhe isha skeptike, por besimi u ndërtua shkallë-shkallë, në mënyrë graduale. Duke ardhur një kliente, ngelej e kënaqur dhe herë tjetër sillte një mikeshë të sajën, merrte një dhuratë. Me kalimin e ditëve shikoja sesi klientët  ktheheshin, riktheheshin herë pas here. Kjo më jepte kënaqësi.

A janë shqiptarët popull që blejnë  shtrenjtë, kur vjen puna tek parfumet dhe  produktet kozmetike? Cilat janë markat që preferohen më shumë ?

Unë jam e mendimit se nga viti në vit po rritet kërkesa. Në fillim kanë qenë brand-e më të vogla, ndërsa tani preferojnë brand-et e mëdha, që futen tek linjat ‘’produkte luksoze’’, futen tek linjat e shtrenjta. Ka një tendencë për produktet të shtrenjta, linja të mira dhe cilësore që janë lider edhe nëpër botë.

 

Alba Kuqi – Të jesh në biznesin e parfumeve  1Përse klientët  duhet të zgjedhin të blejnë në ‘’Parfumeri Rebeka’’?

Unë mendoj se nëse dëshiron të marrësh diçka të mirë për veten apo dhuratë  për një mik apo mikeshë kemi linjën e parfumeve Royal që shkojnë deri në 460 euro një parfum. Janë parfumet më të mira në botë. Përtej kësaj kemi edhe marka të mira, parfume të të cilave shkojnë deri në 6000 lekë apo 7000 lekë të reja. Gjithmonë varet gjithçka nga buxheti që do të shpenzojë gjithsecili. 

Sa e vështirë është të ngresh një biznes në Shqipëri, sidomos për një femër?

Sikundër e thashë edhe më parë , unë për çdo gjë kam pasur suportin e prindërve. Unë për çdo gjë u them atyre ‘’faleminderit’’.  Është e vështirë ta ngresh dhe ta zhvillosh, ta mbash të suksesshëm biznesin. Duke pasur suportin e tyre kam qenë më e qetë. Ndonjëherë ka pasur edhe pak stres në vetvete, por e rëndësishme është që çdo gjë është zgjidhur. Kur vërtetë e do diçka, e arrin.

Cilat kanë qenë sfidat më të mëdha në këto tre vite e gjysmë?

Sfida më e madhe mendoj se ka qenë ndërtimi i klientelës. Më bëhet qejfi që sot pas tre vitesh e gjysmë të gjithë njerëzit thonë që tek  ‘’Parfumeri Rebeka’’ gjen produkte origjinale, cilësore.

Si është Alba në përditshmëri , jeta private, koha e lirë ?

Pothuajse gjatë gjithë ditës ia dedikoj kohën biznesit dhe rritjes së tij. Nuk është se kam shumë kohë të lirë. Kur kam pak hapësirë dal me shoqërinë, miqtë, njerëzit e mi. Është pak e rrallë koha e lirë, por sa herë që e kam e shfrytëzoj duke bërë gjërat që dua më shumë.

Cila janë pasionet tuaja?

E kam padyshim  një pasion, që siç mund të thuhet ndryshe është edhe ëndrra ime në sirtar. Mua më pëlqen shumë të bëj foto. Fotomodelingun e kam pasur shumë dëshirë ta vazhdoja, por angazhimet, shkolla dhe më pas sipërmarrja ime në biznes më kanë lënë pak kohë të lirë për të zhvilluar këtë pasion. Megjithatë besoj se është një ëndërr për të cilën ende jam në kohë ( Qesh)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *