Alban Skenderaj ne “Javen e Europes” ashtu sic nuk e keni parë kurrë më parë: vetëm me një kitarë nga kopshti i tij!
Shpërndaje

Delegacioni i Bashkimit Evropian cdo vit në Ditën e Evropës, feston paqen dhe unitetin në Evropë. Ky vit është i veçantë, Dita e Evropës nderon solidaritetin midis Evropës dhe Shqipërisë në përballjen me krizën aktuale, me një program të veçantë të shtunën më 9 maj në orën 19:00.
Himni Evropian do të interpretohet në piano nga Goran Filipec, një pianist Kroat me energji të zjarrtë dhe personalitet artistik. Laura Sulaj, një pianiste e talentuar Shqiptare, do të interpretojë himnin Shqiptar. Laura është fituese e çmimit të parë në konkursin “Frederic Chopin”.
Himnet do të pasohen nga një mesazh i veçantë për të gjithë qytetarët shqiptarë nga Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
Pas kësaj …! Përgatituni të dëgjoni këngët e Alban Skenderaj në një mënyrë që nuk e keni parë kurrë më parë: vetëm me një kitarë nga kopshti i tij!
Alban Skënderaj është këngëtar, tekstshkrues, kompozitor, aktor, producent dhe personalitet televiziv që e ka vendosur veten si një artist pop-rock dhe një alternative shumë të suksesshme. Muzika e Albanit mbledh së bashku njerëzit rreth gjërave të thjeshta dhe të bukura të një jete: saktësisht çfarë bën Java e Evropës.