DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy

Albania through the Eyes of Sue Ivory

Shpërndaje

Nga Fatima Gorezi

Sue Ivory ka banuar në tre kontinente, në shtatë vende dhe plot 13 qytete.

Ajo është e specializuar në mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj tek fëmijët e vegjël (parashkollorë) në mjediset shkollore ndërkombëtare. Ajo ka kualifikimet NNEB, Montessori dhe CELTA. Sue ka punuar me një gamë të larmishme fëmijësh në të gjithë botën, ndërsa aktualisht jep mësim në Shkollën Ndërkombëtare të Tiranës.

Si bashkëshorte e një diplomati  me një karrierë 30-vjeçare në Zyrën Britanike të Jashtme dhe ‘’Commonwealth’’, ajo është një ekspert në zhvendosje!

Sue është gjithashtu drejtoresha e ‘’Global Woman Club Tirana’’ dhe është gruaja e zëvendës ambasadorit britanik në Shqipëri. Ajo do të qëndrojë këtu për plot tre vjet dhe është shumë entuziaste mbi këtë fakt. Sue rrëfen për ne, disa nga perceptimet e saj mbi përvojën shqiptare deri më tani dhe jep disa sugjerime pse të gjithë duhet të vizitojnë Shqipërinë për peizazhet, natyrën dhe arkeologjinë.

Ju keni jetuar në shumë vende, keni parë kultura të ndryshme dhe tani jeni në Shqipëri. Cilat janë përshtypjet tuaja të para për vendin tonë?

Shqipëria është një vend i mikpritjes dhe mirësjelljes. Vendi juaj ka një numër të madh bukurish natyrore të pa-prekura; që nga plazhet, tek malet dhe fshatrat; kështu që do të më marrë një kohë të mirë për t’i eksploruar plotësisht. Duhet pasur një kujdes i madh për këto bukuri natyrore, pasi është kaq e trishtueshme të shohësh rrotull mbeturina plastike apo edhe mbeturina që ndikojnë në ekuilibrin e mjedisit dhe jetës së egër.

Albania through the Eyes of Sue Ivory 1Si dhe në ç’masë ndikojnë dhe bashkëveprojnë kulturat e ndryshme tek ju?

Sigurisht që ato formojnë këndvështrimin tim, vazhdojnë të zgjerojnë mendimin tim dhe unë jam e bekuar dhe jashtëzakonisht e privilegjuar që t’i  jetoj këto kultura në terren; pamjet, tingujt, shijet, aromat dhe përvojat praktike të traditave dhe zakoneve lokale.

Ju jeni shpesh në lëvizje. Cilat janë sfidat e zhvendosjes nga njëri vend në tjetrin? Cila është gjëja që e përjetoni personalisht si aspektin më të vështirë për të arritur një ekuilibër të jetës?

Koha e zhvendosjeve nganjëherë vjen kur ju po ndiheni më të mirë-vendosur se kurrë në një vend dhe që në vetvete mund të jetë një sfidë për t’u shkëputur dhe përgatitur për kapitullin tjetër, ndërsa përpiqeni të mbeteni prezent dhe të shijoni çdo përvojë të mundshme.

Në çdo vend, ne kemi shtëpi të ndryshme dhe selektimi i asaj që duhet të paketohet, dhurohet apo shitet është gjithmonë një sfidë më vete. Shpesh kur sendet tona shtëpiake personale janë të paketuara, ne nuk i shohim ato me muaj, duke lënë ato më të nevojshmet jashtë valixhes; kur në fakt kjo periudhë kohore mund të përkojë me disa sezone të ndryshme dhe të dish se cilat rroba duhen vendosur në bagazhe është mjaft e ndërlikuar. Për shembull dërgesa jonë e fundit e bagazheve të rënda u paketua në dhjetor 2018 në Marok dhe ne e morëm këtu në Shqipëri këtë korrik! Ne lipsemi të zgjedhim rrobat e aksesorët e duhur  duke shpresuar se kemi mjaftueshëm  kur ndryshon moti.

Çfarë mund të na thoni më shumë rreth ‘’Global Woman Club Albania?’’ Cili është vizioni që qëndron pas?

‘’Global Woman Club’’ filloi në Londër në mars 2016, për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe që prej asaj kohe ajo është rritur dhe ka krijuar një model anëtarësie ku gratë bëhen së bashku për të fuqizuar dhe lartësuar njëra-tjetrën drejt rrugës së suksesit.

Në eventet mujore të’’ Global Women Club’’, ne kurrë nuk ftojmë folës – nëse jeni anëtare , atëherë ju jeni edhe folëse. 

Ne besojmë se çdo anëtare ka një ekspertizë të veçantë dhe një histori unike për të treguar, plus ju jepet mundësia për të krijuar lidhje biznesi dhe për të bërë miq të fuqishëm.

Që nga fillesat e veta në Londër ‘’Global Woman Club’’ ka vazhduar të rritet dhe ka sot 27 klube që veprojnë globalisht dhe më shumë priten të hapen në vazhdim.

‘’Global Woman Club Tirana’’ në Shqipëri do të nisë rrugëtimin këtë shtator. 

Mirela Sula, themeluese e organizatës ( e cila është shqiptare) do të jetë këtu në Tiranë për të inaguruar kapitullin e ri të ‘’Global Woman Club’’ me një konferencë njëditore të hënën më 2 Shtator 2019 për të gjitha  gratë biznesmene, sipërmarrëse dhe ato që aspirojnë të hyjnë në botën e biznesit. 

Do të ketë folës nga klubet e tjera ndërkombëtare të ‘’Global Woman’’. Do të jetë një ditë motivimi dhe leksioni për gratë që të përjetojnë energjinë dhe efektivitetin e asaj që do t’u sillte atyre një anëtarësim në ‘’Global Woman Club’’. Lancimi i ‘’Global Woman Club Tirana’’ do të bëhet në mbrëmjen e së njëjtës ditë; e gjitha kjo do të jetë në gjuhën angleze pasi të veprosh në një platformë globale, anglishtja është emëruesi i përbashkët për komunikim.

Sidoqoftë për ata që flasin shqip do të ketë edhe një ditë të dytë, të martën 3 shtator 2019 me themeluesen e ‘’Global Woman Club’’ Mirela Sulën dhe disa nga ekipi i saj frymëzues. Vizioni për kapitullin shqiptar të organizatës është t’i jepet gruas që jeton në Shqipëri një mundësi për të arritur dhe për tu lidhur me gratë në të gjithë globin dhe natyrisht përmes kësaj familje unike të aspirojnë për të rritur e zhvilluar mundësitë e tyre për biznes përtej kufijve.

Nëse je një  anëtar i ‘’Global Woman Club’’ ; anëtarët mund të zgjedhin të udhëtojnë (ose nëse ata tashmë po udhëtojnë sipas axhendës së tyre) për të marrë pjesë në çdo takim të ‘’Global Woman Club’’ në çdo qytet ku gjendet një klub i organizatës. Të gjitha eventet janë të listuara online në internet në ‘’Eventbrite’’.

Samiti i ‘’Global Woman’’ po ashtu është një përvojë e mahnitshme për të takuar gra me mendësi të ngjashme nga e gjithë bota. Sapo kemi kaluar kohën më të mrekullueshme në Londër në #GWS2019 (Global Woman Summit 2019)  për dy ditë, event që u pasua nga mundësia për t’u bashkuar me ‘’Success Resources & Rich Woman’’  në një workshop dy-ditorë për tu mentoruar e mësuar direkt nga ato që kanë krijuar biznese të suksesshme dhe që tashmë janë shembuj të grave financiarisht të sigurta dhe të pavarura. 

Lexuesit tanë janë shumë kuriozë – Si është të jesh bashkëshortja  e zëvendës ambasadorit?

Duke qenë në krah të një diplomati këto njëzet e tetë vitet e fundit, kam pasur mundësinë të shoh kultura, të cilat nuk do kisha imagjinuar kurrë t’i shikoja. Në vitet e para të martesës më duhej të mësohesha  shpejt se si të zhvendosesha shpejt.  Paketimi dhe vendosja në shtëpi apo vende të reja si edhe gjetja e taktikave ‘’të mbijetesës’’ për ta bërë atë proces më të butë.

Cili është angazhimi publik më i rëndësishëm si gruaja e zëvendës ambasadorit?

Çdo vit, funksioni më i rëndësishëm që qeveria britanike pret në të gjithë botën është festa e ditëlindjes së mbretëreshës Elizabeth II, e njohur ndryshe si QBP. Monarkja britanike tani është 93 vjeç. Ajo ka dy ditëlindje – e para në datën kur lindi dhe më pas një ditëlindje zyrtare kur zhvillohet ‘’Trooping of the Colour Ceremony’’ në Londër. QBP zyrtare festohet në data të ndryshme në rajone të ndryshme në të gjithë botën, por zakonisht midis prillit dhe qershorit. I gjithë stafi i Mbretërisë së Bashkuar që punon në Ambasadë ose Komisionin e Lartë, bashkëshortet/ët e tyre dhe stafet e angazhuara lokalisht mblidhen për të pritur një festë për anëtarët e komunitetit lokal.

Albania through the Eyes of Sue Ivory 2Nëse do të mund të jepnit disa këshilla për njerëzit e interesuar për të vizituar Shqipërinë, cilat do të ishin ato?

Prenotojini vetes një fluturim – ka disa fluturime mjaft të volitshme direkte! Gjeni në internet disa akomodime përrallore që i përshtaten financave tuaja.

Pastaj ejani dhe eksploroni dhe zbuloni një vend që po ndryshon me shpejtësi duke u dhënë qytetarëve të tij oportunitete qe dukeshin të pamundura 25 vjet më parë.

Ndërsa shqipja, gjuha shqipe , është shumë sfiduese për mua për ta mësuar; shumë shqiptarë flasin ose kuptojnë anglisht (së bashku me italishten, greqishten ose frëngjishten).  Të orientohesh nuk është edhe aq e vështirë dhe gjithmonë mund të përdorni një program përkthimi në telefonin tuaj nëse ndodh që hasni vështirësi.

Një vend me mundësi të shumta nga Liqeni i Ohrit, Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, Saranda, Ksamili apo plazhet e Vlorës qoftë me gurë të bardhë ose rërë të butë, me ujëra të kristalta, aty ku Adriatiku takon Detin Jon.

Plus një domosdoshmëri për të vizituar vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Gjirokastër dhe Berat. Pastaj relaksohuni dhe shijoni kulinarinë e përgatitur me prodhime të freskëta sezonale; pjatat e shijshme me ndikime nga kuzhina italiane dhe greke. 

 

Me poshte versioni ne origjinal ne anglisht i intervistes sipas botimit te Gusht 2019

 

Nga Fatima Gorezi

Sue Ivory has resided on three continents, in seven countries, in 13 cities.

She has specialised in teaching English as a foreign language to pre-schoolers in international school settings. She holds NNEB, Montessori and CELTA qualifications. Sue has worked with a diverse range of children around the world, currently teaching at Tirana International School. As a Diplomatic spouse to her husband’s 30 year role with the British Foreign and Commonwealth Office  she is an expert in relocation! 

She is also the director for Global Woman Club Tirana and the wife of the British Deputy Ambassador to Albania. She will stay in Albania three years and is very enthusiast on the fact. She shares with us some of her insights from Albanian experience till now and gives some suggestions why everybody should visit Albania for its wonderful scenery, nature and archaeology.

You have lived in many countries and seen different cultures and now you are in Albania. What are your first impressions of our country?

Albania is a country of hospitality and kindness. It has a vast amount of un-spoilt natural beauty from the beaches to the mountains and countryside – it will take me a good amount of time to explore fully. Great care must be taken of these natural beauties as it’s so sad to see plastic waste and rubbish affecting the environment and wildlife balance.

How and to what extent do different cultures in you affect and interact with each other?

Of course they shape my view point and continue to expanded my mindset and I am blessed and immensely privileged to experience cultures on the ground – the sights, sounds, tastes, smells and hands-on experiences of local traditions and customs.

You are often moving. What are the challenges of relocating to differing countries ? What do you personally experience as the most difficult aspect in achieving a life balance?

Timing of relocations sometimes creep-up when you are feeling most settled and that in itself can be a challenge to disengage and prepare for the next chapter whilst attempting to remain present and enjoy every possible experience.

In every country, we have different homes and discerning what should be packed, given away or sold on is always a challenge. Often when our personal household items are packed, we don’t see them for months, necessitating living for most part out of a suitcase; when this period of time crosses over several season changes, knowing which clothes to place in items of luggage is quite tricky. For example our most recent heavy baggage consignment was packed in Dececember 2018 in Morocco and we received it here in Albania this July! We invariably end up opting for layers and hoping we have enough when the weather changes.

Albania through the Eyes of Sue Ivory 3What can you tell us more about Global Woman Club Albania? What is the vision?

Global Woman Club in London started in March 2016, to celebrate International Women’s Day and since then it has grown and created a membership model where women come together to empower each other and lift each other up to greater success.

At Global Woman Club monthly networking events we never hire guest speakers – if you are a member – YOU ARE THE SPEAKER. 

We believe every woman member has a distinct expertise and a real story to share, plus there is plenty of time for networking and making powerful new friends.

From its initiation in London Global Woman Club has continued to grow and has 27 clubs operating globally and more set to open.

Global Woman Club Tirana Albania will launch most excitedly this September.

Mirela Sula the founder of the organisation (and an Albanian) will be here in Tirana to inaugurate the new chapter of Global Woman Club with a one day conference on Monday 2nd September 2019 for all woman business owners or entrepreneurs or those considering making a move into these areas. There will be speakers from the other International Global Woman clubs. A day of motivation and teaching for woman to experience the infectious energy of what a membership of Global Woman Club would bring them. Then the launch of the Tirana Global Woman Club will take place in the evening of the same day this will all be in the English language as to operate on a Global Platform the English language is the chosen common denominator for communications chosen.

However for those who speak Albanian there will also be a second day with Global Woman Club Founder Mirela Sula and some of her inspirational team on Tuesday 3rd September 2019.

The vision for the Albanian chapter of the organisation is to give woman residing in Albania an opportunity to reach out and connect with woman across the globe and naturally through this unique family gain aspiration to grow their business opportunities far beyond perceived boundaries.

Once a member of Global Woman Club; members can choose to travel (or if they are already travelling with their schedule ) to  attend any Global Woman Club meeting in any city where we are operating.  All events are listed online on  Eventbrite.

Global Woman Summit is also an amazing experience to meet likeminded woman from across the world. 

We’ve just had the most awesome time in London at #GWS2019 for two days followed by the opportunity to join Success Resources & Rich Woman for a two day workshop to learn directly from those that have created successful businesses and become Financially secure and independent woman already.

Our readers are very curious – what is it like to be the wife of Deputy Ambassador?

Being a Diplomatic wife for the past twenty eight years has given me the opportunity to experience cultures I would not have imagined to travel to otherwise. I had to learn quickly in the early years of marriage about how to relocate quickly!! The packing up and settling into new homes and countries and finding survival tactics to make that process smoother.

What is the most important public engagement as the wife of the Deputy Ambassador?

Annually the most important function that the British government hosts around the world is Queen Elizabeth II Birthday Party otherwise known as QBP. The British Monarch is now 93 years old. She has two birthdays – the first on the date she was born and then an official birthday when the Trooping of the Colour Ceremony takes place in London.  Official QBP’s are celebrated on various dates in differing regions around the World but usually between April and June. All UK Staff working in the Embassy or High Commission,  their spouses and some Locally engaged staff will come together to host a party for members of the local community.

If you could give some advice to people interested in visiting Albania, what would it be?

Book yourself a flight – there are some bargain direct flights out there! Find yourself online some fabulous accommodation that fits your finances. 

Then come and explore and discover a country that is changing rapidly giving its citizens opportunities thought impossible 25 years ago.

Whilst Shqipe (Albanian) I am finding incredibly challenging to learn – many Albanians speak or understand English (along with Italian, Greek or French). Finding your way is not so difficult and then you can always utilize a translation app on your phone if really struggling.

A country of numerous possibilities  from the Lake Ohrid , Valböne Valley National Park, Saranda, Kasamil or Vlorë beaches either of smooth white stones or soft sands with complementing  crystal waters where the Adriatic meets the Ionian Sea.

Plus a must to visit the UNESCO world Heritage sites of Gjirokastër and Berat.

Then relax and enjoy the cuisines prepared with fresh seasonal produce; concocted into tasty dishes some with hints of  Italian and Greek influence.

 

 

Fotografia : Jorida Murati 

Make Up Artist : Artur Muça

Ambientet: Bar – Restorant ‘’Sofra e Ariut’’

Artikulli Tjetër

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *