Alec Baldwin revoltohet me gazetarin, e godet me çadër
Shpërndaje

Ngjarja tragjike e ndodhur në sheshxhirimin e filmit ‘’Rust’’ muaj më parë duket se e ka shënuar jetën dhe karrierën e aktorit Alec Baldwin njëherë e përgjithmonë. Së fundmi aktori është përplasur me gazetarin e ‘’New York Post’’, i provokuar nga pyetjet lidhur me ngjarjen tragjike ku gjatë xhirimeve të filmit, mbeti e vrarë Halina Hutchins.
“Zoti Baldwin, çfarë ju solli në Nju Jork?,” pyeti gazetari John Levin, të cilit gruaja e Alec, Hillary, i kërkoi të largohej. Ai refuzoi dhe Baldwin pastaj, dukshëm i mërzitur, u kthye dhe vrapoi drejt tij. “Nuk mund të bësh fotografi para shtëpisë private të dikujt”, bërtiti Baldwin.
“Por kjo nuk është… Kjo është pronë publike!” ia ktheu Levin, ndërsa Hilaria vazhdonte të thoshte: “Ik, ndalo!”. “A nuk e tërhoqe vërtet këmbëzën? A besoni se arma ka qëlluar pa e tërhequr këmbëzën?, thotë më tej gazetari. Këmbëngulja e gazetarit duket se ka irrituar aktorin e njohur, i cili ende vazhdon të jetë në hetim për ngjarjen.
NEW … I ran into Alec Baldwin on the Upper East Side pic.twitter.com/8pG5Vpshw2
— Jon Levine (@LevineJonathan) December 7, 2021