DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Alex Rodrigues shfaqet me të bijat, por mesazhi ishte qartazi për Jennifer Lopez

Shpërndaje

“Takim me vajzat e mia”, shkruan Alex Rodrigues ndërsa poston një fotografi në Instagram duke darkuar me dy fëmijët e tij. Përtej portretit të ëmbël familjar, kjo fotografi duket se është një mesazh i qartë se të vetmet femra të jetës së tij për momentin janë dy bukuroshet Ella dhe Natasha.

Megjithatë fasnat kanë vërejtur edhe një detaj tjetër shumë interesantë. Tryeza ka tre vende bosh. Alex ka vendosur pjatat, pirunjtë për 6 persona, duke nënkuptuar kështu vendet e J.Lo-së dhe dy fëmijëve të saj që deri dje ishin një familje me Alex dhe vajzat e tij.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alex Rodriguez (@arod)

1 muaj më parë Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues  pranuan se janë ndarë. Çifti të cilët ishin së bashku që prej vitit 2017 dhe ishin të fejuar që prej vitit 2019 u shprehën se do të vazhdojnë të jenë miq.

‘’Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje.’’ – u shpreh çifti në deklaratën e tyre zyrtare për ‘’Today’’.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *