Alex Rodriguez po nis një romancë të re
Shpërndaje

Pas ndarjes nga J.Lo, Alex Rodriguez duket se është gati për një lidhje të re. Një përfaqësues i Bensimon konfirmoi për Page Six se ai dhe showgirl Kelly Bensimon kanë qenë në kontakt.
“Kanë pasur një marrëdhënie flirtuese gjatë dy muajve të fundit,” thotë përfaqësuesi i Bensimon. “Ajo mendon se ai është simpatik dhe një zotëri i vërtetë.”
“Alex i ka kërkuar asaj të dalin bashkë më shumë se një herë, megjithëse ajo nuk ka dalë në një takim me të.” – shtoi media e njohur.
Benismon është një ndërmjetëse e pasurive të paluajtshme, ndërsa Rodriguez është një investitor i pasurive të paluajtshme.
“Ata kanë miq të përbashkët dhe ajo ka folur me të për pasuri të paluajtshme”, -shtoi përfaqësuesi i Bensimon.
Bensimon ka shitur mbi 100 milionë dollarë pasuri të paluajtshme këtë vit. Ajo përfaqëson pronat në qytetin e Nju-Jorkut, Hamptons, Florida dhe Evropë.