“All I Want For Christmas Is You”, edhe pas 25 vitesh kënga më e klikuar në botë
Shpërndaje

25 vjet pas lancimit të parë hiti i këngëtares Mariah Carey, “All I Want For Christmas Is You”, ka arritur të shndërrohet në këngën më të famshme në botë teksa pozicionohet në vendin e parë të toplistës “Billboard Global 200”.
Kjo listë i rendit këngët më të mira bazuar në shitjet dhe shkarkimet e tyre online, nga 200 territore anembanë botës. “Billboard Global 200” bazohet në të dhënat e marra nga mbarë bota.
Hiti i divës amerikane të muzikës Mariah Carey, “All I Want For Christmas Is You”ka shitur plot 17.000 kopje brenda javës dhe është shkarkuar 79.3 milionë shkarkimeve anembanë botës. Siç dihet tashmë, kënga fillimisht është publikuar si pjesë e albumit të vitit 1994 të këngëtares, me titull “Merry Christmas”.