DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy

Ambasadori i Republikës Çeke: Si e Kalojmë Krishtlindjen në Vendin Tim

Shpërndaje

Nga Rudina HOXHA 

Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri, Z. Jaroslav Ludva, zgjodhi STAR PEOPLE të japë mesazhet e tij për Popullin Shqiptar këtë Fundviti. 

“Mesazhi im këtë Krishtlindje është një mesazh shprese dhe inkurajimi sidomos për ata që kanë humbur të dashurit e tyre, apo shtëpitë. Nga zemra i uroj Shqiptarëve Gëzuar Vitin e Ri dhe një 2020 të bekuar,” Ambasadori Ludva thotë në intervistën e tij ekskluzive këtë dhjetor të dhimbshëm për Shqipëtarët. 

“Ne ju jemi pranë, shton ai, dhe po ofrojmë ndihmën tonë. Thënë kjo, do të doja të theksoja që Republika Çeke është një mik  besnik i Shqipërisë dhe mbështet fuqimisht aspiratat europiane të Shqipërisë.”

Nga ana tjetër, Ambasadori ndau me ne disa nga traditat dhe zakonet se si Çekët i festojnë Krishtlindjet. 

“Krishtlindja përfaqëson festën kryesore në Republikën Çeke, e pasuar nga Pashka. Festimet e Krishtlindjes zgjatin për tre ditë. Të gjithë shkojnë në kishë. Ne besojmë se Krishti lindi në mesnatën e 24 dhjetorit, prandaj kremtojmë atë mesnatë. Ditën tjetër, mblidhemi për drekë dhe gatuajmë ushqimin tradicional të festës: mish pate,” thotë ai. 

Ambasadori i Republikës Çeke: Si e Kalojmë Krishtlindjen në Vendin Tim 1Z. Ambasador, kam dëgjuar që e kaloni Krishtlindjen ne Shqipëri. Është e vërtetë?

Po. Këto vite e kam kaluar Krishtlindjen në Shqipëri me familjen time. 

Mrekulli! Çfarë ju pëlqen më shumë këtu?

Si fillim, më lejoni t’ju rrëfej se përgjatë 20 viteve të karrierës sime e kam festuar Krishtlindjen në vendet ku kam shërbyer, si në EBA, Filipine, Singapor, etj.  Ndërsa tri vitet e fundit i kaloj në Shqipëri, ndjehemi në shtëpi këtu. Vajza ime 20-vjeçare, Amalia, është studente në Pragë, por ajo vjen në Shqipëri për një muaj për të kaluar këtu pushimet e fundvitit.

A mund të na tregoni disa fakte interesante se si e kalojnë çekët Krishtlindjen? 

Krishtlindja përfaqëson festën kryesore në Republikën Çeke, e pasuar nga Pashka. Festimet e Krishtlindjes zgjatin për tre ditë. Të gjithë shkojnë në kishë. Ne besojmë se Krishti lindi në mesnatën e 24 dhjetorit, prandaj kremtojmë atë mesnatë. Ditën tjetër, mblidhemi për drekë dhe gatuajmë ushqimin tradicional të festës: mish pate.  

A shihni ngjashmëri në traditën e Krishtlindjes mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke?

Krishtlindja e mbledh familjen bashkë këtu. Do të doja të thoja që ndodh njësoj edhe në vendin tim. Familjet mblidhen së bashku dhe gëzojnë në praninë e njëri-tjetrit. 

Çfarë gatuani në këtë darkë të rëndësishme?

Në darkën e Krishtlindjes zakonisht gatuajmë krap, që gjendet me bollëk në vendin tonë. Kjo traditë vjen nga shekulli i 14-të dhe ende ndiqet. 

Shkëlqesia juaj, ndërsa po vjen fundi i vitit 2019, si do t’i vlerësonit marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona? Si do të jetë viti tjetër?

Fillimisht, më lejoni të shpreh solidaritetin e Republikës Çeke me popullin shqiptar në këto ditë të vështira pas tërmetit të 26 nëntorit. Ne ju jemi pranë dhe po ofrojmë ndihmën tonë. Thënë kjo, do të doja të theksoja që Republika Çeke është një mik  besnik i Shqipërisë dhe mbështet fuqimisht aspiratat europiane të Shqipërisë. Gjatë 2019-tës kemi patur shkëmbime të vizitave zyrtare të nivelit më të lartë, këtu në Tiranë dhe në Pragë. Republika Çeke përshëndet kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020. Në nivelin ekonomik, objektivi ynë është të forcojmë marrëdheniet tregtare me Shqipërinë. Produktet më tëmira çeke, si birra Budëeiser apo Škoda Auto, kanë konsoliduar pozicionin e tyre në tregun shqiptar. Kjo e fundit zë vendin e parë me 22 përqind të tregut të shitjes së makinave të reja në vend. 

Cili është trendi i turistëve çekë në Shqipëri? 

Numri i tyre rritet vit pas viti. E veçantë këto vitet e fundit është se turistët shpenzojnë kohë në jug të vendit, në det dhe në male. Në vitin 2019 kemi patur edhe studentë çekë të cilët vullnetarisht kanë markuar qindra kilometra shtigje në Nivivë, Tepelenë. Çekët e duan Shqipërinë. 

Cili do të ishte urimi juaj për Shqiptarët gjatë vitit 2020?

Duke qenë në Shqipëri për disa vjet tani, ky vend po zë një vend gjithnjë  e më të rëndësishëm në zemrën time. Prandaj mesazhi im këtë Krishtlindje është një mesazh shprese dhe inkurajimi sidomos për ata që kanë humbur të dashurit e tyre, apo shtëpitë. Nga zemra i uroj shqiptarëve Gëzuar Vitin e Ri dhe një 2020 të bekuar.

 

*Më poshtë intervista në versionin anglisht :

 

Ambassador of Czech Republic: How Christmas Are Celebrated in My Own Country

The Ambassador of the Czech Republic to Albania, Mr. Jaroslav Ludva, chose STAR PEOPLE to convey his messages for the Albanian People on this End-Year. 

“My Christmas message for Albanians is a message of hope and encouragement especially for those who lost their loved ones or their houses in the earthquake. I wish all the Albanians from my heart “Happy New Year and a Blessed 2020,” Ambassador Ludva says in his exclusive interview in this painful December for the Albanians. 

“We are by your side, he added, and are offering our aid. Having said that, I would like to underline that the Czech Republic is a loyal friend of Albania and strongly supports its European aspirations.”

On the other hand, the Ambassador shared with us some of the traditions and the customs the Czechs embrace for celebrating Christmas. 

“Christmas represents the main celebration in Czech Republic followed later by the Eastern. Christmas celebrations last for three days. Everyone goes to church. We believe that the Christ was born in the midnight of 24th of December. That’s why we celebrate on that midnight.  The next day, we get together for lunch and cook the traditional food of this celebration that is goose meat,” he says.

 Mr. Ambassador, I have heard that you spent Christmas in Albania. True?

Yes. Those years, I have spent Christmas in Albania along with my family. 

Wonderful! What do you like most here?

First of all, allow me to confess that over the last 20 years, I have been spending Christmas in the countries where I have been posted, such as UAE, Philippines, Singapore etc. Whereas, over the last three years, I have spent Christmas in Albania. I feel like home here. My daughter, Amalia, 20 years old, is a student in Prague but she comes to Albania for one month to spend the end-year holidays. 

Ambasadori i Republikës Çeke: Si e Kalojmë Krishtlindjen në Vendin Tim 2Can we reveal some interesting facts about how the Czechs spend Christmas? 

Christmas represents the main celebration in Czech Republic followed later by the Eastern. Christmas celebrations last for three days. Everyone goes to church. We believe that the Christ was born in the midnight of 24th of December. That’s why we celebrate on that midnight.  The next day, we get together for lunch and cook the traditional food of this celebration that is goose meat.

Do you see any similarity in terms of Christmas tradition between Albania and Czech Republic?

The Christmas brings the family together in Albania. I would like to say that the same happens in my country too. Families get together and they enjoy each other. 

What’s on the table on this important dinner?

On the Christmas dinner, we usually cook carp which can be found in abundance in our country. It is a tradition deriving from the 14th century and is still on to date

Your Excellency, as the end of 2019 is ticking in, how would you assess the bilateral relations between our two countries? What is in the store for next year?

First of all, allow me to express the solidarity of the Czech Republic with the Albanian people in these difficult days after the earthquake of November 26th. We are by your side and are offering our aid. Having said that, I would like to underline that the Czech Republic is a loyal friend of Albania and strongly supports its European aspirations. During 2019, we have had exchanges of high-level official meetings here in Tirana and in Prague. The Czech Republic greets the taking of OSCE Presidency by Albania in 2020. 

At the economic level, our objective is to strengthen the trade relations with Albania. The best Czech products such as Budweiser beer or Škoda Auto have consolidated their positions in Albanian market. Škoda Auto is ranked first in Albania with 22 percent share of the new vehicles sales market. 

What is the trend of Czech tourists in Albania? 

Their number grows year to year. What is particular in those last years is that the Czech tourists spend time in the south of Albania, on the sea and in the mountains. In 2019, Czech students voluntarily marked hundreds of kilometers of trails in Nivicë, Tepelenë. The Czechs love Albania. 

What would be your wish for the Albanians in 2020?

Being in Albania for some years now, this country is increasingly taking an important place in my heart. That’s why my Christmas message for Albanians is a message of hope and encouragement especially for those who lost their loved ones or their houses in the earthquake. I wish all the Albanians from my heart “Happy New Year and a Blessed 2020!”

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *