DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Andriola Kambo Morina – Të bashkojmë shqiptarët përmes historisë dhe kulturës 

Shpërndaje

Me një background në histori dhe një karrierë të pasur akademike, Andriola Kambo Morina prej pak kohësh është  në krye të Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, një organizëm i cili synon që të sjellë një klimë të re në marrëdhëniet mes bashkive e komunave të hapësirës shqiptare në rajon, por edhe të rris dhe nxis bashkëpunimin mes tyre. Kjo strukturë e posaçme është padyshim një hap i rëndësishëm dhe i mençur që do të ndihmojë në promovimin dhe celebrimin e  kulturës, historisë dhe faktorit shqiptar në rajon, por edhe më gjerë. 

Ju jeni drejtoreshë për Sekretariatin e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon . Cili është vizioni që qendron pas kësaj nisme? Si synoni ju te ndikoni në cilësinë e jetës së qytetareve së bashkive e komunave shqiptare?

 Nisma për të krijuar “Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon” ka qenë një vendim i konsultuar dhe i marrë bashkërisht mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj dhe kryetarëve të Komunave të Prishtinës, Tetovës, Prizrenit, Çairit, Ulqinit e Gostivarit, Tuzit , në takimin e fundit të zhvilluar në datë 12 prill 2019 në Komunën e Tetovës. Sigurisht që prapa kësaj nisme patjetër që ka një vizion, ka një synim të qartë: të unifikojë veprimet e njësive vendore, gjithashtu të krijohet një rrjeti i organizuar mbarëshqiptarë i pushtetit vendor si organizëm bashkëpunimi dhe si model për tu ndjekur në fusha të tjera të ndërveprimit mes shqiptareve, po jo vetëm.

UBSHR, nuk do të zëvendësojë detyrat  dhe funksionet e vetë njësive vendore, por do të koordinojë për të sjell më afër botën shqiptare të rajonit, për të përballuar së bashku sfidat e zhvillimit e të integrimit.

Cilat janë qëllimet e sekretariatit në një perspektivë afatgjate? Çfarë synon kjo nismë të sjell të re në kuadrin e bashkëpunimit dhe frymës së përbashkët ?

Parësore në veprimtarinë e këtij organizmi padyshim do të jenë interesat e qytetarëve, afrimi mes tyre, nxitja e të menduarit e të vepruarit si një bashkësi e sinkronizuar për të ndihmuar njeri-tjetrin dhe për të kthyer solidaritetin dhe realitetin e të qenurit shqiptarë në një aleancë jo vetëm shpirtërore, por edhe aktive, me programe bashkëpunimi që në themel do të kenë mirëqenien e qytetarëve.

Cilat janë detyrat tuaja si drejtoreshë për Sekretariatin e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon? Si e organizoni ditën?

Formuluesit dhe vendimmarrësit e Unionit kane menduar së Sekretariati që unë kam nderin të drejtoj do të jetë një organizëm koordinues mes të gjitha njësive vendore për zbatimin e projekteve të përbashkëta të zhvillimit e për të gjitha aktivitetet ndërvepruese si dhe një qendër operative për lidhjen e bashkëpunimin me institucionet e abdetuara të Bashkimit Evropian dhe me bashki të vendeve të tjera evropiane e më gjerë.

Në sapo kemi filluar punën dhe çdo fillim është jo i lehtë. Dita e punës është një kalendar i sistemuar i projekteve që presin të realizohen, sigurisht sipas përparësive. Kontakte me kolegë të Bashkisë të Tiranës ku unë jam e ndihem si pjesë integrale e saj, por edhe kontakte telefonike e udhëtime të shkurtra, kryesisht brenda ditës në Prishtinë, Tetovë, Ulqin ma bëjnë më të lehtë këtë rrugëtim që sapo e kam nisur.

Andriola Kambo Morina – Të bashkojmë shqiptarët përmes historisë dhe kulturës  1Andriola,  ju punoni prej vitesh ne Bashkinë e Tiranës. Cili është formimi juaj? Cilat ishin momentet qe e shënjuan karrierën tuaj dhe ju bën kjo qe jeni sot?

4 vitet e punës qe kam kaluar në Bashkinë e Tiranës më kanë dhënë shansin dhe mundësinë e promovimit të aftësive e vlerave të disponuara. Kam fituar një përvoje të çmuar nga të qenurit  si këshilltare në kabinetin e kryetarit të Bashkisë, zotit Veliaj për të cilin gjej rastin ta falenderoj posaçërisht. Për punën që kam bërë e kryej në bashki të them të drejtën kam pasur fatin të ndjek shumë projekte interesante ndër të cilat janë:  Botimi i albumit historik me titull ‘’Tirana, 11 shkurt 1920”, projektin ‘’Kënaqësitë e dimrit’’ që u zhvillua që u mbajt në Bruksel ku për herë të parë Tirana ishte e ftuara e nderit në një nga tregjet më të mëdha të Evropës. Gjithashtu kam prezantuar në shumë qytete evropiane Tiranën si mundësi investimi për investitorët e huaj etj

Formimi im universitar dhe pasuniversitar si dhe studimet doktorale që po vazhdoj në fushën e historisë  më kanë krijuar një bazë për një nisje të suksesshme në jetën time. Por studimet nuk janë gjithçka nëse një njeri nuk mëson çdo ditë nga gjithçka e nga kushdo. Kjo ka qenë e mbetet kredoja që  mua më udhëheq.

Si e gjeni balancën e vështirë punë- familje?

Sigurisht që është e vështirë të gjesh dhe ruash një balancë. Përfitoj nga rasti të ndaj një eksperiencë që e quaj të rëndësishme  për lexuesit. Kujtoj që kur kam nisur të punoj për bashkinë e Tiranës, ishin momente shumë të rëndësishme në jetën time familjare pasi isha në pritjen e ëmbël, të fëmijës tim të parë. Ekipi pranë kryetarit në bashkinë e Tiranës nuk i njeh oraret në punë (qesh), por jam përpjekur çdo ditë që t’i kushtoj një kohë cilësore djalit tim dhe familjes sime.  Sigurisht që kam pasur mirëkuptimin e familjes edhe për hapat që kam hedhur në karrierën time. Kur unë nisa punë në bashkinë e Tiranës isha në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe ndërkohë që mjekët më këshillonin që të mbaja një regjim shtrati unë vazhdoja aktivitetin, jepja mësim në fakultet dhe pata këtë propozimin për t’iu bashkuar ekipit të kabinetit të bashkisë së Tiranës. Ishte një mundësi e shkëlqyer për t’iu bashkuar energjisë së një personi që unë me të vërtetë e admiroj për historinë e suksesit që ka vendosur në këtë qytet, duke e kthyer Tiranën në një kartolinë të bukur prezantimi jo vetëm në Shqipëri , por edhe në Europë. Nga dëshira që kisha për të qenë pjesë e këtij grupi të rëndësishëm që në historinë dhe të ardhmen do të lejë shenjë, e pranova me shumë kënaqësi. Me kujtohet që projekti i parë që kam ndjekur ishte organizmi i një konferencë,  në datën 17 nëntor me rastin e çlirimit të Tiranës. Kishim të ftuar shumë profesorë të nderuar, veteranë lufte, ambasadorë etj. Duke qenë një natyrë, shumë detajiste dhe e kujdesshme gjithashtu ishte hera e parë që bëja një organizim të tillë, pasi mbarova konferencën pata një komplikacion. Shkova në spital dhe pas saj hyra direkt në sallën e operacionit dhe solla në jetë djalin tim. Kjo është një eksperiencë që nuk e harroj dhe sa herë që festohet çlirimi i Tiranës, unë festoj edhe ditëlindjen e djalit tim. Fatmirësisht Zoti më dhuroi një magji, një dashuri të madhe dhe jam një mami shumë e lumtur. 

Cila është jeta e rutina e Andriolës përtej punës?

Në këtë fazë të karrierës sime është e vështirë të kesh një rutinë. Është e vështirë që në pak rreshta të përshkruash rutinën e Andriolës përtej punës sepse kanë pika takim gjithmonë bashkë, megjithatë dita ime  fillon duke qenë një amvisë e mirë dhe një nenë e përkushtuar për djalin tim, gjithashtu unë përpiqem që të organizoj dhe të programoj ditën për gjerat që i dua më shumë dhe një nga këto është edhe aktiviteti fizik.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *