Angela Martini me dedikim emocionues për bashkëshortin në ditëlindjen e tij të 48-të
Shpërndaje

Bashkëshorti i modeles së njohur Angela Martini feston ditëlindjen e tij të 48-të. Në këtë ditë të veçantë për Dragosin, Angela ka bërë një dedikim tejet emocionues.
“Urime ditëlindjen, për bashkëshortin tim të mrekullueshëm Dragos Savulescu. Momentin e parë që të pashë, u ndjeva sikur në shtëpi. E dua fuqinë tënde, inteligjencën tënde, besimin që ke ndaj meje e po ashtu edhe shpirtin tënd”. “Jam shumë mirënjohëse për çdo gjë. Nuk do të ndryshoja asnjëherë asgjë. Të dua”, shkruan ajo në mbishkrimin e videos.
Dyshja u përfol së shumti në faqet rozë e po ashtu edhe në tabloidet e huaja pak kohë më parë, ku bënë bujë lajmet për arrestimin e Savulescu në ishullin Mykonos në Greqi.
View this post on Instagram