Angelina Jolie dhe The Weeknd fotografohen sërish bashkë. Ç’po ndodh mes tyre?
Shpërndaje

Angelina Jolie dhe The Weeknd u fotografuan ndërsa darkuan së bashku për më shumë se dy orë e gjysëm në një restorant luksoz në Santa Monica.
Pas darkës dyshja u larguan së bashku dhe vazhduan për në pallatin e tij Bel-Air me vlerë 70 milionë dollarësh.
Jolie u pa e veshur me një pallto të zezë që e kishte kombinuar edhe me një çantë Yves Saint Laurent.
Kjo është hera e dytë që Jolie dhe The Weeknd u shfaqën bashkë publikisht, pas takimit më 30 qershor.
Mediat kanë aluduar edhe për një romancë të mundshme, megjithëse deri më tani nuk ka asnjë koment nga dyshja.