Angelina Jolie duket magjepsëse me fustanin e ‘Valentino Haute Couture’
Shpërndaje

Ylli i showbizit, Angelina Jolie ka bërë bujë me një tjetër pamje mahnitëse. Pas një jave me momente të rëndësishme në kuadrin e promovimit të ‘Eternals’ (duke përfshirë disa zgjedhje mbresëlënëse në tapetin e kuq nga fëmijët e saj), Jolie pozoi për një portret të veçantë përpara premierës në Londër. Fituesja e çmimit Oscar, e cili mahniti me veshjen e Versace-s në Romë në fundjavë, këtë herë ka tërhequr vëmendjen me një fustan mahnitës të Valentino.
‘’Vogue’’ ka publikuar fotografitë e yllit hollivudian në një çati përpara shfaqjes të së mërkurës mbrëma, me horizontin e qytetit si sfond. Jolie dukej shkëlqyese dhe si një princeshë e sapodalë nga një përallë.