DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Talent

Anjeza Sylejmani  – Muzika, ëndrra dhe sfida ime…!

Shpërndaje

Anjeza Sylejmani është një 15-vjeçare shumë e talentuar. Pasioni i saj për muzikën ka lindur që hershëm në fëmijëri, kur që në klasë të parë këndonte në shtëpi. Ishte e ëma ajo e cila e vuri re e para zërin e veçantë dhe melodioz të Anjezës. Më pas do të ishte mësuesja e muzikës e cila do të vinte re talentin e vajzës së vogël dhe do ta nxiste e inkurajonte të këndonte gjithnjë e më shumë dhe mos hiqte dorë nga muzika.

‘’Në klasën e tretë, kur kemi filluar që të bënim edhe lëndën e muzikës në shkollë, mësuesja e klasës na testoi që të këndonim të gjithë një për një në klasë. Që prej atij momenti ajo e vuri re se kisha talent në këndim dhe më nxiti. Në klasën e katërt kam filluar kursin e pianos. Në klasën e pestë kam filluar ta ushtroj muzikën duke u trajnuar me mësuesen e shkollës.’’ – na tregon më shumë Anjeza. 

Por do të ishin këto momente që do të shënonin nisjen e rrugëtimit të saj në muzikë, një rrugëtim i cili ka qenë i suksesshëm dhe është bërë ëndrra më e madhe e Anjezës; e cila tanimë dëshiron të performojë në skenat më të mëdha dhe në mënyrë profesionale.

‘’Prej klasës së pestë e më tej kam kënduar në shumicën e programeve të shkollës, e në klasën e shtatë  kam pasur një lloj debutimi të veçantë pasi këndova në ceremoninë e diplomimit të shkollës sime, duke pasur mundësinë të përformojë me një band të vërtetë.  E njëjta gjë vijoi edhe gjatë klasës së tetë dhe të nëntë’’.

Teksa e pyesim për muzikën dhe rrymën e preferuar, Anjeza më tej na tregon se i pëlqejnë më shumë ato këngë që kanë një shtrirje të madhe vokale dhe që të japin mundësi të tregosh zërin dhe fuqinë e tij. Jo rastësisht Adele është idhudhi i saj.

Anjeza Sylejmani  - Muzika, ëndrra dhe sfida ime...! 1‘’Ndër idhujt e mi, me së shumti dua Adele, për shkak se në të shoh se si një njeri me aq shumë potencial e me një zë mahnitës mund të jetë aq e thjeshtë e modeste! Asnjëherë nuk mendoj se të kopjosh është mirë, por klasikja mbetet gjithmonë “classy”. – thotë Anjeza.

Me tej teksa flet plot emocion mbi të ardhmen dhe asaj çfarë kërkon të realizojë nëpërmjet muzikës ,  Anjeza shprehet: ‘’Mendoj se jeta është dhuratë, është detyra jone si njerëz ta jetojmë në maksimum. Muzika ka qenë pjesë e imja gjithmonë, e ëndrra ime më e madhe do të ishte të isha pjesë e pandashme dhe e paevitueshme në historinë e saj.’’

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *