Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Junior Eurovision Song Contest 2021’
Shpërndaje

Anna Gjebrea, vajza e moderatorit dhe kantautorit të njohur Ardit Gjebrea është shpallur fituesja e Festivalit të Fëmijëve në RTSH dhe, pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2021.
“Nuk mund ta shpjegoj me të vërtetë se çfarë ndjeva kur emri im u shpall fitues i Junior Fest në Shqipëri sonte. Unë jam me të vërtetë e lumtur që do të përfaqësoj vendin tim në Junior Eurovision Song Contest 2021 dhe do të bëj çmos! Faleminderit Zotit! Faleminderit RTSH për këtë mundësi”, shkruan Anna në Instagram-in e saj.