Anna Gjebrea shkëlqen në “Junior Eurovision”
Shpërndaje

Anna Gjebrea ka shkëlqyer në skenën e madhe të “Junior Eurovision” të mbajtur në Paris, mbremë në darkë.
Interpretimi i Annës me këngën ‘’Stand By You’’ ndezi gjithë skenën e madhe të Eurovision. Anna është pozicionuar në vendin e 14-të, vlerësuar në total me 84 pikë. Ajo që mori mjaft vëmendje përtej super interpretimit, ishte kostumi mjaft i veçantë, me të cilin artistja dërgoi motivet tona kombëtare në Francë me shqiponjën, detajin më karakteristik të veshjes.
Fituese e festivalit “Junior Eurovision 2021” është shpallur këngëtarja Maléna nga Armenia me këngën “Qami Qami”.