Anxhela Peristeri fiton Festivalin e 59, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion
Shpërndaje

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata finale e edicionit të 59-të të “Festivalit të Këngës”
Anxhela Peristeri është shpallur fituese e Festivalit të 59-të të Kenges . Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në fillim e vitit të ardhshëm.
Kënga “Karma” me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Bahitit, ishte një ndër më të klikuarat në Festivalin e Këngës.
Ndërkohë, u ndanë dhe dy çmime të tjera, ku çmimin e dytë e rrëmbeu Sardi Struga me këngën ‘Kam me t’ba mekajt’, ndërsa çmimin e tretë Festina Mejzini me “Kush je ti dashuri”.