DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Anxhela Peristeri rrëfen momentin e dhimbshëm kur nuk kishte para të paguante operacionin e nënës së saj

Shpërndaje

E ftuar në emisionin e “Ardhmja është vajzë”, këngëtarja e njohur ka rrëfyer për periudhën më të vështirë  të jetës së saj, për të cilën është shprehur se dëshiron ta fshijë nga kujtesa.

“Kur është operuar mami kemi qenë në Greqi dhe mbaj mend që nuk kishim lekë për të paguar operacionin. Dhe babi sigurisht e ka pasur të vështirë operacionin para pesë vitesh sepse kishte një ulçerë shumë të madhe dhe nuk dinim se si ishte situata. Ka qenë një periudhë që e ka përjetuar shumë keq dhe nuk dua ta kujtoj fare, dua ta fshij nga memoria” – ka thënë Anxhela Peristeri, e cila edhe është përlotur gjatë intervistës.

Për më tepër, këngetarja ka treguar se i është dashur të punojë që në moshën 15-vjeçare, e madje për një periudhë të gjatë ka qënë e vetmja e punësuar në familjen e saj.

Mirëpo këto situata të vështira e kanë bërë më të forte Anxhelën, e cila sot është një nga artistet më të suksesshme të skenës shqiptare, e cila ka fituar disa çmime të rëndësishme. Ajo ka pasur një mesazh motivues për të gjithë fansat e saj. “Qëndroni të fortë ndaj të gjitha situatave që vijnë në jetën tuaj. Kjo është jeta vështirësitë duhet t’i përballojmë dhe sa të mundemi të kemi shpresë dhe besim” – është shprehur Anxhela.
www.syri.net

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *