Ardhja në jetë e Lilibet Diana, ja si zgjodhën ta uronin Elisabeth dhe Kate
Shpërndaje

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, teksa Meghan Markle dhe princ Harry mirëpritën këtë fundjavë vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lilibet Diana në ndër të Mbretëreshës dhe në kujtim të princeshës Diana. Kjo ngjarje kaq e bukur në jetën e Megan dhe Harry ka lumturuar gjithë anëtarët e familjes mbretërore, të cilët nuk kanë ngurruar ta urojnë publikisht çiftin.
“Urime dukës dhe dukeshës së Sussex në lindjen e Lilibet Diana! Mbretëresha, Princi i Wales, Dukesha e Cornwall, Duka dhe dukesha e Cambridge janë të lumtur me këtë lajm. Lilibet është stër-mbesa e 11 e Madhërisë”-shkruhet në postimin e faqes zyrtare të Familjes Mbretërore.
Edhe Duka dhe Dukesha e Cambridge, William dhe Kate zgjodhën ta uronin me një postim në rrjetet e tyre sociale çiftin duke shkruar: “Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes në jetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”.