DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Arijana Zhubi Roka- Nga juriste në autore librash! Si e ndryshoi Ari jetën time

Shpërndaje

 

Edhe pse në profesion është juriste dhe ka studiuar drejtësi, pasioni i vërtetë i Arijana Zhubi Rokës është nutricioni dhe gatimi i shëndetshëm për fëmijët e vegjël dhe gjithë familjen.  Pak kohë më parë, eksperiencën e saj gjatë ushqyerjes së djalit të saj të vogël Arit e solli në një libër të titulluar ‘’Kuzhina e bebit’’. Libri ka rezultuar shumë i suksesshëm dhe është ribotuar. Në të zënë vend mbi 200 receta për bebe, këshilla dhe informacione mbi ushqyerjen e shëndetshme. Arijana rrëfen për ‘’Star People’’ si erdhi deri tek botimi i librit, projektet për të ardhmen dhe jep këshilla për nënat e reja.

Ju jeni juriste në profesion. Na tregoni pak si erdhët deri tek botimi ‘’Kuzhina e Bebit’’? Pse pikërisht një libër dedikuar ushqyerjes së fëmijëve?

Po jam juriste në profesion, por gatimin e shëndetshëm e kam pasion. Dëshira ime e madhe për gatimin e recetave të shëndetshme filloi që kur unë isha vet mbipeshë. Pesha ime ishte 78 kg dhe arrita të kthehem me peshën time të dëshiruar pas 3-4 muajve me ushqim të shëndetshëm (jo dieta) dhe palestër.  Pastaj dëshira ime drejt ushqimit të shëndetshëm veç se po rritej pasi që në jetë erdhi dhe Ari im i vogël, djali im. Ari po kalonte një periudhë më të gjatë se zakonisht tek bebet me kolika prandaj fillova akoma më shumë të lexoj për ushqimin e shëndetshëm për fëmijë nga librat e ndryshëm të huaj pasi që në gjuhen shqipe nuk po gjeja diçka nga studimet e fundit , në internet jo gjithmonë iu besojë shkrimeve përveç faqeve të shëndetësisë të cilat janë të sigurta , por prapë parapelqeja teori nga librat e nutricionistëve . Dhe kështu fillova ushqimin e ngurtë tek Ari kur mbushi 6 muaj. Deri atëherë Arin e kisha ushqyer vetëm me qumësht gjiri dhe asgjë tjetër. Të gjitha recetat e përgatitura fillova t’i ndaj në rrjetet sociale , pastaj fillova t’i ndaj dhe si album se çfarë rekomandohet në muajin e 6-të; e më tej për çdo muaj që nënat ta kishin më të lehtë . Dhe nga këto albume (sepse ishte diçka e pa përgatitur nga dikush tjetër) nënat insistuan që ta sjellja si libër , dhe kështu ndodhi . Pra arsyeja ishte që të sillja një libër që më kishte munguar dhe mua në gjuhën shqipe kur po kërkoja . Në një periudhë të shkurtër e solla si libër po jo vetëm se çfarë mund të testojmë, por e solla si një libër me plot informacione nga burimet e sigurta dhe librat e ndryshëm të nutricionisteve, me receta të ndryshme. Botimi i parë u shit në kohë rekord për 8 muaj, dhe pastaj solla ribotimin 80% të plotësuar me receta nga 6 muaj deri në 3 vjeç , ku gjithashtu ribotimi zuri vendin e 1-rë në panairin në Kosovë  si autore shqiptare për librat për fëmijë.

Puna që bëni ju është senzibilizimi dhe ndërgjegjësimi i nënave për mënyrën e jetës dhe ushqimin e shëndetshëm. Sa ia keni arritur qëllimit?

Të them të drejtën nënat çdo ditë e më shumë tregojnë interes drejt ushqimit të shëndetshëm. Ku bazohem…? Së pari, tek shitja e librit. që tani ka bërë 5 muaj ribotimi dhe është në përfundim të sasisë . Pastaj mesazhet e shumta që marr tek Instagrami ‘’Kuzhina e bebit’’ dhe po ashtu në Facebook ku aty mund të më gjejnë gjithmonë nënat me pyetjet që kanë. Dhe jam e kënaqur që dita-ditës interesimi i prindërve drejt ushqimit të shëndetshëm po rritet. 

Cila është këshilla apo sugjerimi juaj për gratë shtatzëna dhe nënat e reja sa i përket ushqimeve?

Gratë shtatzënë është e rëndësishme të kenë kujdes tek ushqimi , të mundohen të ushqehen sa më shëndetshëm me fruta dhe perime sepse zhvillojnë dhe një shtatzëni të shëndetshme . 

T’i thonë  ’’ jo’’ pirjes së duhanit gjithmonë në periudhën e shtatzënisë dhe gjidhëniës pse jo dhe gjatë gjithë jetës së tyre pasi është diçka shumë e dëmshme . Të mundohen të ecin nga pak çdo ditë apo aq sa ju lejon mjeku, në varësi nga gjendja që kanë gjatë periudhës së shtatzënisë. Po ashtu nënave të reja ju jap si këshillë që asnjëherë të mos dorëzohen, të kujdesen dhe për ushqimin për vete sepse fëmijët e dëshirojnë një nënë të fortë dhe të buzëqeshur. Çdo minutë me fëmijët ikën shpejt mundohuni ta shijoni çdo sekondë afër tyre . 

Arijana Zhubi Roka- Nga juriste në autore librash! Si e ndryshoi Ari jetën time 1Sipas përvojës tuaj a ushqehen mirë dhe shëndetshëm shqiptarët?

Nëse flas nga përvoja ime në raport me fëmijët, ushqimi i shëndetshëm drejt fëmijëve po rritet dita ditës. Ndërsa nëse flasim në të përgjithshmen kemi akoma punë që ta fitojmë kulturën e ushqyerjes së shëndetshme, por mendoj që po ecën nga ana pozitive gjithmonë e në rritje. 

Çfarë ka në frigoriferin e familjes suaj? Çfarë nuk do të ketë kurrë në frigoriferin tuaj?

Frigoriferi i familjes sime  përmban: fruta , perime , qumësht , kos shtëpie dhe gjërat të tjera elementare që ka në çdo shtëpi . 

Nuk do te ketë ketchap dhe nutella të blera asnjëherë. Këto dyja i përgatis vet në mënyrë të shëndetshme. 

Flasim pak për Arijanën si nënë. Si është e ndërtuar përditshmëria juaj pas lindjes së djalit?

Të them të drejtën një përditshmëri mjaft aktive , tani Ari ka filluar dhe kopshtin. Mëngjeset i kemi së bashku, pastaj Ari vazhdon në kopsht, ndërsa unë vazhdojë një pjesë të ditës tek biznesi familjar pastaj kthehem në shtëpi në kohën e drekës ku dhe në atë periudhë postoj ndonjë recetë që kam gatuar në mëngjes apo në drekë, marr Arin nga kopshti , vazhdojmë lojëra të ndryshme me Arin ndonjë ditë në shtëpi ndonjë ditë në lodra; kthehemi në shtëpi vazhdojë përgatitjen për darkën e Arit dhe për vete që zakonisht e përfundojmë në ora 18:00 . Pastaj pastroj Arin , ose lexojmë ndonjë libër së bashku dhe vjen koha e gjumit për Arin . Pasi që Ari flenë mua më fillon dhe puna tjetër. Përgjigjet e pyetjeve të ndryshme nga nënat pra zakonisht pas gjumit jam më e lirë që të ju përgjigjem nënave , përfundoj ndonjë punë rreth shtëpisë dhe para gjumit preferoj të lexojë mbi ushqimin ose ndonjë libër tjetër nga ndonjë autor imi i parapëlqyer . 

Ju së shpejti do të rinisni transmetimet për emisionin tuaj . Kur starton projekti dhe cilat janë pritshmëritë?

Po , ne jemi në përgatitje për emisionin  dhe do të fillojë së shpejti. Nuk kam ndonjë datë fikse, por do të jetë së shpejti në transmetim tek RTK Dukagjini ku do prezantojmë një format sikundër ‘’Kuzhina e bebit’’ për receta gatimi për bebe dhe fëmijë.

Meqenëse ribotimi i librit ‘’Kuzhina e bebit’’ është në përfundim të sasisë në një periudhë prej 5 muajsh po përgatitemi për ribotimin e dytë i cili nuk do të ketë ndryshime mirëpo do të vijë në treg që mos të ketë mungesë për prindërit e ardhshëm.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *