Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta mjeshtri Agim Krajka
Shpërndaje

Kompozitori i njohur Agim Krajka u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 83- vjeçare.
Krajka ishte një artist i përmasave të jashtëzakonshme, me një krijimtari voluminozë që nga përpunimi i muzikës së lehtë, asaj klasike, popullore etj.
Krijimtaria e tij mori vlera të tjera me muzikën e shumë filmave, të cilat i kompozoi gjatë viteve 70-80. Kryeveprat e kinematografisë si “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati” etj., nuk do kishin vend të veçantë në historinë e kinematografisë tonë, pa kolonat zanore që shkroi për to “Mjeshtri i Madh” Agim Krajka.
Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati.