‘’Artisti i Dekadës’’, Drake ngjitet në skenë për herë të parë me të birin
Shpërndaje

Drake është vlerësuar në ‘’Billboard Music Awards’’ si Artisti i Dekadës dhe gjithë momenti i ngjitjes së tij në skenë iu dedikua familjes, pasi artisti 34-vjeçar u shfaq në të me miq dhe familjarë. Mes tyre ishte edhe i biri, Adonis, që mori gjithë vëmendjen.
Adonis mbante kupën e Drake ndërsa reperi falënderoi bashkëpunëtorët.
“Dua t’ia kushtoj këtë çmim miqve të mi, dua t’ia kushtoj këtë çmim bashkëpunëtorëve prej një kohe të gjatë. Dua t’ia kushtoj këtë çmim të gjithë bashkëmoshatarëve të mi, të gjitha vendimet tuaja dhe muzika që bëni me të vërtetë më bën që të kuptoj se çfarë duhet të bëj më tej. Faleminderit familjes time të bukur”. – u shpreh Drake.
Pasi reperi përfundoi fjalimin, 3 -vjeçari Adonis shpërtheu në të qara, para se Drake ta ngrinte në krahë dhe të thoshte, “ta dedikoj ty këtë çmim”.
Nëna e Adonis është Sophie Brussaux, një ish-aktore e filmave për të rritur.