DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion

Ashley Graham tregon këshillën më të vlefshme të modës që ka mësuar

Shpërndaje

Si një kampione s që ka punuar për ta bërë industrinë e modës më përfshirëse, Ashley Graham ka gdhendur një vend  si një modele e dashur për shumë persona.

Pavarësisht nëse ajo po e ndez pistën në Javën e Modës, duke bërë thirrje për një larmi më të madhe trupore dhe përfaqësim, apo duke diskutuar sinqerisht për realitetin e mëmësisë në Instagram, Ashley po formëson në mënyrë aktive të ardhmen e modës për të mirë.

Këtë javë, Ashley njoftoi rolin e saj si ambasadore për Pandora Brilliance, koleksionin e parë të diamanteve të markës së stolive të krijuar në mënyrë të qëndrueshme në laborator dhe produktin e parë të certifikuar CarbonNeutral.

Me çmimet që fillojnë nga 250 paund, marka synon ta bëjë tregun e diamantit më të arritshëm për blerje, dhe etik për tu prodhuar. Për të festuar fillimin, Ashley ka treguar mësimet më të vlefshme të modës që ajo ka mësuar gjatë viteve.

Ashley Graham tregon këshillën më të vlefshme të modës që ka mësuar 1

Cili është mësimi më i vlefshëm i modës që ka mësuar Ashley?

“Padyshim qëndroni besnikë ndaj vetes dhe gjithashtu stilit tuaj, por mos keni frikë për ta ndërruar ose për të rrezikuar.

Dhe kur bëhet fjalë për veshjen tuaj, të brendshmet janë gjithçka. Unë kam gjinj të mëdhenj dhe ato bien pak, kështu që nëse kam sytjena të shkëlqyeshme që do ta vendos gjoksin tim pikërisht aty ku unë dua, rrobat e mia do të përshtaten”.

“Pas lindjes doja të qetësoja pak celulitin tim, por nuk doja të vishja diçka që ndjehej sikur më thithte gjatë gjithë ditës. Kështu që unë shpesh vishja të brendshme shumë të gjera.

Dhe e di që tingëllon çmenduri, por nuk më intereson. Është diçka që jep një sistem sigurie nën veshjen time.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *