DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health Lifestyle

Atletja Klodiana Shala bën falenderimin më të veçantë për gjithë bluzat e bardha që po sakrifikojne në këto ditë të vështira.

Shpërndaje

Mëngjesi i sotëm ka nisur krejt ndryshe në Qendrën Ambulatore Kamëz.Atletja Klodiana Shala ka gatuar ëmbëlsira dhe mëngjesin e sotëm i ka shpërndarë për gjithë stafin në shenjë falenderimi për punën e palodhur që po bëjnë për të kaluar këto momente të vështira në ndihmë të komunitetit.

“Unë e di që ju nuk po shikoni fëmijët dhe familjet tuaja, por gjithë shqiptarët kanë sytë dhe shpirtin tek ju.” Ështe shprehur Klodjana Atletja Klodiana Shala bën falenderimin më të veçantë për gjithë bluzat e bardha që po sakrifikojne në këto ditë të vështira. 1

Këtë moment të veçantë e ka ndarë në rrjete sociale me miqtë mjekja Elisabeta Musta, e cila shkruan se Shala e emocionuar ka falenderuar mjekët për punën e palodhur gjatë gjithë këtyre ditëve në vizitat me pacientët dhe komunitetin.

 

Postimi i mjekes Elisabeta Musta:

Filluam me një mëngjes të vecantë sot javën, në Qendrën Ambulatore Kamëz. Patëm si vizitore atleten Klodiana Shala, e cila në shenjë falenderimi për stafin tonë kishte gatuar dhe ëmbëlsira.

E emocionuar ajo na falenderoi për përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë gjithë këtyre ditëve në vizitat me pacientët dhe komunitetin.

I shpjeguam Klodianës masat e shtuara në këtë situatë epidemie dhe ajo shprehu një vlerësim të madh për profesionalizmin dhe kurajon tonë.

“Unë e di që ju nuk po shihni fëmijët, familjet tuaja, por të gjithë shqiptarët kanë sytë dhe shpirtin tek ju.

Ju bluzat e bardha, jeni krenaria jonë jeni kampionët tanë!”, na tha Klodiana.

“Siguria, shendeti i publikut eshtë medalja më e lartë, që ju merrni si shpërblim për misionin tuaj”

Një falenderim i vecantë shkon dhe për drejtuesin tonë Doktor Mondi Drici, i cili na mbështet dhe na vlerëson cdo ditë.

#SëBashkudojaDalim

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *