DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ava Max – shqiptarja e parë e nominuar sivjet në MTV Video Music Awards

Shpërndaje

Spektakli i madh MTV Video Music Awards 2020 do të mbahet muajin e ardhshëm në New York.

Ngjarja e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve edhe këtë vit do të shpërblejë shumë artistë ndërkombëtarë me çmime në dhjetëra kategori muzikore.

Vitin e kaluar kishte tri këngëtare shqiptare të nominuara në MTV VMA: Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Kjo e fundit ka arritur të nominohet edhe sivjet në një nga kategoritë e spektaklit, atë për “Push Best New Artist”.

MTV VMA 2020 ende nuk e ka shpallur të plotë listën e nominimeve, megjithatë ka bërë të ditur vetëm listën e artistëve të rinj të nominuar për çmimin “Push Best New Artist” në tregun muzikor.

Kjo është lista me artistët që konkurrojnë në këtë kategori:

Aj Mitchell
Arizona Zervas
Ava Max
Benee
Brockhampton
Conan Gray
Doja Cat
Finneas
Jack Harlow
Kiana Lede
Lewis Capaldi
Lil Tecca
Pop Smoke
Roddy Ricch
Summer Walker
Tate Mcrae
Youngblud

E lumtur për këtë nominim, shqiptarja Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ka kërkuar votën e fansave të saj përmes një postimi të bërë një rrjetin social Instagram.

“Kjo është çmenduri. Faleminderit VMA”, shkroi Ava Max në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën ajo shfaqej me mbishkrimin “Votoni për mua për çmimin ‘Push Best New Artist’”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *