DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Babagjyshi i këtij viti mban emrin Beyonce

Shpërndaje

Diva e muzikës, Beyonce do të dhurojë 500 mijë dollarë për familjet e prekura nga kriza e pandemisë. Fituesja e “Grammy-t”, njoftoi se njerëzit mund të aplikojnë për grante duke filluar nga 7 Janari. Përfitues do të jenë 100 persona që do të përzgjidhen në fund të muajit të parë të vitit që vjen.

Kjo do të jetë një formë kompesimi për ata që pandemia i ka dëmtuar shpirtërisht dhe financiarisht.

Paratë kanë kaluar nga llogaria e saj në atë të fondacionit BeyGood që prej aty do të shpërndahen.

Në deklaratën e publikuar nga fondacioni i bamirësisë së këngëtares thuhet: “Beyonce po vazhdon me mbështetjen e saj për të ndihmuar aty ku duhet më së shumti. Faza e dytë e Fondit BeyGOOD tani do të ndihmojë ata që preken nga kriza e strehimit.”

Kjo nuk është përpjekja e parë e Beyonce për të ndihmuar personat e prekur nga pandemia.

”BeyGOOD” është bashkuar me NAACP për të mbështetur bizneset e vogla në pronësi të personave me ngjyrë, të prekur nga pandemia dhe deri më tani ka ndihmuar rreth 250 biznese me 10.000 dollarë grante.

Në maj, ajo krijoi vendet e testimit Covid-19 me nënën e saj, Tina Knowles-Lawson, në qytetin e tyre të lindjes në Hjuston, Teksas. Ajo gjithashtu dhuroi, në partneritet me fondin Start Small të Jack Dorsey, 6 milion dollarë për lehtësimin e koronavirusit në prill./CNN//Syri.net/

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *