DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Babai i David Beckahm martohet për herë të dytë në moshën 73-vjeçare

Shpërndaje

Ted Beckahm, babai i David Beckahm, është martuar për herë të dytë. 73-vjeçari kurorëzoi dashurinë me avokaten milionere Hilary Meredith, 62-vjeçare. “Ishte një ceremoni shumë e vogël private me vetëm një pjesë të vogël të familjes dhe miqve të ngushtë, duke përfshirë David, Victoria dhe tre nga fëmijët”, tha një burim për ’’ The Sun.’’

Kjo është martesa e dytë e Hilary dhe Ted. “Ted është në të 70-at dhe Hilary në të 60-at. Ishte dasma e dytë për të dy, kështu që ata nuk donin të bënin bujë, por e gjithë familja ishte e kënaqur që ishin atje”,- shkruan ‘’The Sun’’.

Ted dhe Hilary u takuan në 2019 përmes punës së tyre bamirëse për veteranët e ushtrisë në Broughton House Veteran Care Village. Ata nisën bashkëjetesën aty pranë në Cheshire dhe njoftuan romancën në mars 2020 kur filloi bllokimi i pandemisë COVID-19.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *