DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Babai i Gigi Hadid rendit 7 faktet që nuk kemi ditur për modelen

Shpërndaje

Mohamed Hadid, babi i Gigi Hadid ka bërë së fundmi një postim në rrjete sociale ndërsa ka ndarë një seri fotosh në Instagram dhe ka treguar sesi vajza e tij ka arritur gjithçka në jetë me forcat e saj.

Ai ka shkruar 20 faktet që ndoshta njerëzit nuk i dinin për Gigi Hadid-n.  “Cilat janë 20 gjëra që ju nuk dinit për Gigi Hadid?

  1. E Bërë vetë (self made) nuk ka marrë kurrë asnjë dollarë të vetëm nga prindërit e saj.
  2. Ka nisur modelingun për Baby Guess që kur ishte në moshën e Khai-t.
  3. Ka qenë pretendente e re e volejbollit olimpik.
  4. Ajo ka qenë pretendente olimpike për hipizëm dhe ka fituar qindra vende të para në kampionatet kombëtare dhe vazhdon ende të kalërojë edhe sot.
  5. Ajo u pranua nga Universiteti i New York-t në degën psikologji kriminale ligjore pas shkollës së mesme.
  6. Ajo ka numrin më të madh të kopertinave në revistën Vogue rreth 50.
  7. Është ambasadore e Unicef USA dhe e Lindjes së Mesme dhe Azisë Juglindore. ‘’Do të vazhdojnë” – shkroi Mohamed Haid në postimin e tij.

Kujtojmë se në vitin 2018-të, Gigi Hadid u rendit e shtata në listën e Forbes për modelet më të paguara në botë me 9.5 milionë dollarë fitime. Prej pak muajsh ajo është bërë nënë për herë të parë dhe sikundër ka shprehur në deklarata publike, ardhja e Khai-t në jetë është gëzimi më i madh në jetën e saj.

Babai i Gigi Hadid rendit 7 faktet që nuk kemi ditur për modelen 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *