DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

“Babai nuk e miraton Princin Harry”, habit vëllai i Meghan Markle

Shpërndaje

Thomas Markle, vëllai i Meghan Markle është bërë pjesë e ‘’Big Brother Vip Australia’’ dhe sigurisht fokusi i mediave ka qenë mbi të dhe rrëfimet e tij. Brenda shtëpisë ai ka treguar  detaje nga jeta personale dhe raporti i familjes me Megan. Ai është shprehur se babai nuk është fansi më i madh i Princit Harry, ai është mosbesues ndaj tij dhe nuk e miraton lidhjen e tyre. Markle tha gjithashtu se përçarja e tij me të motrën filloi kur i shkroi Pallatit Buckingham duke kërkuar ndihmë për t’u marrë me paparacët. Më tej, ai theksoi se nuk i beson 100% pretendimet e saj gjatë intervistës së bujshme ku pretendoi se kishte probleme të shëndetit mendor.

Sipas tij, kishte pasur një raport të afërt me Meghan-in por ishte larguar prej tij pasi u ndikua nga fama që mori si aktore. “Ajo iku në Kanada dhe nuk e di pse ju rrit mendja aq shumë. Më herët ne e donim shumë njëri-tjetrin. Paratë e ndryshuan atë, mendoj. Paratë dhe fama i ranë në kokë shumë keq.”, tha ai.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *