Babi Zayn gdhend përgjithmonë në lëkurë vogëlushen Khai
Shpërndaje

Edhe pse Gigi Hadid dhe Zayn u bënë prindër më shumë se 4 muaj më parë, supermodelja vetëm pak ditë më parë i dha fund pritjes për të bërë publike emrin e vogëlushes.
Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.
Së fundmi Zayn në një postim në rrjetin social Instagram ka zbuluar se e ka bërë tatuazh emrin e vajzës, por në gjuhën arabe.
Ndonëse nuk e ka bërë të qëllimshëm postimin, por në imazhet e ndara fansat menjëherë e vërejtën detajin; praninë e një tatuazhi të ri me emrin KHAI.
Gigi dhe Zayn duket se janë duke kaluar një periudhë shumë të lumtur tanimë që janë bërë prindër.