DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Kendi i Arkitektit

Banesa e arkitektit dhe piktorit Maks Velo shpallet “Monument Kulture”

Shpërndaje

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti firmosi sot shpalljen “Monument Kulture”, të banesës së Maks Velos.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vendosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, në rrugën “Hoxha Tahsin”, në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë.

Në bashkëpunim edhe me pronarët e banesës, të cilët duhet të respektojnë të drejtat dhe detyrimet, që përcakton ligji nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, i hapet udhë muzealizimit të shtëpisë së Maks Velos, që garanton ruajtjen të pacenuar të trashëgimisë intelektuale dhe artistike e tij.

Tanimë, janë institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, që do të kujdesen dhe do të përcaktojnë masat që duhen marrë, për vënien në mbrojtje të këtij objekti.

Maks Velo u nda nga jeta në datën 7 maj 2020, në moshën 84-vjeçare.

I nderuar me titullin “Mjeshtër në Arkitekturë”, Maks Velo ka projektuar disa objekte jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet të tjera të vendit; është autori i një numri të madh pikturash, të ekspozuara në Shqipëri e jashtë vendit. Përmes një serie veprash letrare, memuaristike e dokumentare ai është një dëshmitar i dorës së parë i një periudhe të errët të historisë së vendit tonë, si një i mbijetuar i burgjeve të komunizmit./ATA

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *