DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Barack Obama publikon listën e këngëve të preferuara të verës, në mesin e tyre edhe “Un Dia” e Dua Lipës

Shpërndaje

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe ndan vazhdimisht postime me ndjekësit e tij.

Ai thuajse çdo vit ka ndarë librat, këngët e artistët e preferuar të Vitit.

Kete herë përmes një postimi të shpërndarë në rrjetin social, Twitter, ka zbuluar listën e këngëve që ka dëgjuar muajve të fundit.

Në mesin e tyre është edhe projekti i një këngëtareje me prejardhje shqiptare që tashmë gëzon suksese të medha në botë.

Fjala është për Dua Lipën, ku në këtë rast Obama zgjodhi këngën “UN DIA” të cilën 24 vjeçarja e publikoi javë më parë në bashkëpunim me artistët latinë, J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy.

Barack Obama publikon listën e këngëve të preferuara të verës, në mesin e tyre edhe “Un Dia” e Dua Lipës 1

“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga vera, përfshirë këngë nga disa prej artistëve në këtë javë të Konventës Demokrate . Shpresoj t’i shijoni”, është shprehur Obama në postim.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *