DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Bashkëjetesë përpara martesës? Ja arsyet pse mund të jetë e dobishëm për çiftin

Shpërndaje

Sipas Qendrës Kombëtare për Kërkimin e Familjes dhe Martesave në SHBA, 66% e çifteve të martuara amerikane kanë jetuar së bashku përpara se të kurorëzoheshin. Edhe pse ky vendim dikur konsiderohej tabu, tani është bërë shumë i zakonshëm edhe në vendin tonë.

Psikologët rendisin disa nga aryset pse të jetuarit së bashku para martesës, mund të jetë me të vërtetë e dobishme për marrëdhënien tuaj.

Njihni më mirë personin

Pavarësisht se sa kohë jeni duke u takuar, ka gjëra që do t’i dini vetëm duke jetuar së bashku. Mund të zbuloni gjëra të reja dhe në një moment të kuptoni se nuk dini asgjë për to. Po, të shkosh në takime me filma është argëtuese, por, siç thuhet nga  ekspertët , të qëndrosh nën të njëjtën çati me dikë mund të të japë një ide se kush janë ata në të vërtetë. Ndoshta ata do të jenë personi me të cilin dëshironi të kaloni jetën tuaj.

Ndani punët e shtëpisë

Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore “Peë” të vitit 2007 , ndarja e punëve të shtëpisë ishte në 3 çështjet më të larta të lidhura me një martesë të suksesshme pas besnikërisë dhe seksit të mirë. Prandaj, është e preferueshme që së pari të bashkëjetoni së bashku dhe të vendosni një sistem për detyrat e shtëpisë. Kur kjo të ndodhë, të dy partnerët do të jenë të njohur me përgjegjësitë e ndryshme dhe do të dinë se çfarë pritet prej tyre pasi të thonë “Unë pranoj”.

Menaxhoni më mirë financat tuaja

Nëse 2 persona takohen, por të dy po paguajnë faturat veç e veç, pse të mos i ndani dhe të kurseni para? Kjo do t’i lejojë ata ta shpenzojnë atë për veten e tyre para martesës. Gjithashtu, kur ju dhe parneri juaj krijoni një plan të qartë se kush do të paguajë, ju i mbani problemet financiare larg që të ndikojnë negativisht në martesën tuaj më vonë.

Përjetoni një intimitet të madh

Intimiteti është gjithashtu një nga arsyet pse njerëzit e konsiderojnë bashkëjetesën para martesës, bazuar në një studim të fundit . Ata pëlqejnë të kalojnë kohë cilësore me partnerin e tyre në nivel fizik dhe emocional, gjë që është një mënyrë e shkëlqyer për të ndërtuar një marrëdhënie solide përpara martesës.

Menaxhoni më mirë konfliktet

Është e vërtetë që të jetosh së bashku është shumë më sfiduese sesa të shohësh njëri-tjetrin herë pas here – do të filloni të keni mosmarrëveshje për gjëra më të vogla ndërsa filloni të përshtateni me njëri-tjetrin. Megjithatë, kur qëndroni me njëri-tjetrin, filloni të punoni për problemet ekzistuese. Do të filloni të zhvilloni një mënyrë të shkëlqyer për zgjidhjen e konflikteve, e cila është shumë e dobishme për martesën tuaj.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *