SHBA/SHQIPERI : Bashkëpunim i mëtejshëm në fushën e kulturës dhe trashëgimisë
Shpërndaje

Ministrja e Kulturës Elva Margariti priti në një takim Ndihmëssekretaren e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce.
“Bashkëpunimi i mëtejshëm në fushën e kulturës dhe trashëgimisë ishte tema e diskutimit me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës Marie Royce, të cilën patëm fatin ta kishim të pranishme në ambientet e Ministrisë së Kulturës, gjatë vizitës së saj treditore, në Tiranë”, tha Margariti.
“Teksa ndamë vizionin e përbashkët mbi rëndësinë e edukimit përmes kulturës, gjeta rastin ta falënderoja Royce për ndihmën e dhënë nga SHBA për ringritjen e monumenteve të dëmtuara nga tërmeti”, u shpreh Margariti.
“Ishte një rast i paprecedentë, që i gjithë Fondi i Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore, prej 800 mijë dollarësh, t’i shkonte një vendi të vetëm, Shqipërisë”, shprehet ajo.