Beatriks Ramosaj tregon për miqësinë me Nejmar dhe Kilian Mbape
Shpërndaje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatriks Ramosaj ka raporte tepër të mira me 2 yjet e futbollit botëror, Nejmar dhe Kilian Mbape. Këtë gjë bukuroshja seksi e ka konfirmuar edhe në një bisedë me banorët brenda shtëpisë së ‘’Big Brother VIP’’, ku ka rrëfyer se si i ka njohur dy lojtarët e famshëm.
Ishte një mesazh i Neymar që çoi në nisjen e miqësisë së tyre, për të vazhduar me takimet në festa të përbashkëta.
Dj Dagz: Trixa a më duket a kam parë një lajm, diçka me Mbappe dhe Neymar. I ke shokë?
Beatrix: Po
Sarah: Kë ke shok, Neymar?
Beatrix: Po
Sarah: Futbollistin mi?
Beatrix: Po
Donaldi: Si, qysh, tek?
Beatrix: Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën, kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa.
Dj Dagz: U njohët?
Beatrix: Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë të sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu i ke disa që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat.
Dj Dagz: Mbaj mend që keni qenë te një festë
Beatrix: Po. Janë shumë të mirë.