DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Bebe Rexha, ambasadorja më e mirë e kulturës shqiptare

Shpërndaje

Bebe Rexha është kthyer prej vitesh në ambasadoren më të mirë të kulturës shqiptare duke treguar detaje të vazhdueshme që i krenon gjithmonë shqiptarët.

Së fundmi artistja ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku tregon se po shijon pushimet në një ishull turk . Mirëpo, ajo ka vendosur një unazë dhe varëse ari dhe ka zbuluar që ato i dhurohen vajzës kur martohet, si pjesë e traditës shqiptare.

“Pak rock and roll në plazh nuk i bën keq askujt. Kam vënë stoli monedhë prej ari turk që është një pjesë e madhe e kulturës shqiptare po ashtu. Zakonisht këto i merr si dhuratë kur martohesh, por unë i kam blerë vetë”, ka shkruar ajo.

Më tej Bebe ka publikuar një shkrim në Instastory ku thuhet: “Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, por pyll familjar!” E kështu të gjithë biem dakord që shumica e shqiptarëve i përkasin fiseve të mëdha dhe janë popull që i mban gjallë lidhjet familjare.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *